Çka është logopedi dhe kur duhet ta dërgoni fëmijën tuaj

0
4698

Logopedia është shkenca e cila merret me parandalimin, zbulimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit, zërit, gëlltitjes, leximit dhe shkrimit, (American Speech Language Hearing Association, 2010).

Roli i Logopedit është që të  parandaloj, zbuloj, diagnostifikoj dhe trajtoj çrregullime të shumta por kryesisht ato në të folurit, (CPLOL,2011).

Pra Logopedi ofron këto shërbime;

Diagnostikim dhe trajtim profesional të çrregullime të shumta por kryesisht ato në të folurit,si në vijim:

– DYSLALIA (Mos shqiptim i duhur i shkronjave ”tingujve”);

– BELBZIMIN;

– IMPLANTET KOHLEARE(shurdhëmemecët me kohle të implantuar);

– PALLATOSCHIZIZ ( Çiellza e çarë);

– RHINOLALIA (Të folurit hundorë);

– DYSLEXIA,DISGRAFIA,DYSCALCULIA(Vështërsitë në të shkruar,lexim dhe llogaritje);

– VËSHTËRSITË NË TË KONCENTRUAR;

– APHAZIONET(Humbja e të folurit pas ICV);

– T FOLURIT E PA ZHVILLUAR;

– TË FOLURIT ME VONESË;

– Ngecjet PSIKOMOTORIKE(Ngecjet në zhvillimin e përgjithshëm);

– SINDROMA DOWN(Rehabilitimi i të folurit te kjo sindromë dhe i shkathtësive të  përgjithshme).

Logopede Tina Asllani thotë se ju duhet të drejtoheni tek një Specialist Logopedist në qoftë se mjeku pediatër, edukatori/mësuesi ose familja gjykojnë se është e arsyeshme.

Ajo shpjegon se ka disa shenja që janë tregues i një problemi aktual ose potencial të cilat duhet ti observojmë, sidomos tek fëmijët për shkak të rëndësisë së diagnostikimit të hershëm për një ndërhyrje sa më efektive:

  • Nëse kanë vështirësi në të folur dhe në të kuptuarin e gjuhës,
  • Nëse janë të izoluar, sepse nuk dëgjojnë,
  • Nëse kanë sjellje jo të përshtatshme për moshën e tyre,
  • Nëse kanë vështirësi në shkollë (ngjyrosje, numra, shkrim, lexim),
  • Nëse përdor gjuhën jo verbale më shumë se gjuhën verbale,
  • Nëse nuk flet në përputhje me moshën e tij,
  • Nëse nuk është i lidhur ose është pak i lidhur me fëmijët e moshës së tij,
  • Nëse është shpesh i ngjirur,
  • Nëse merr frymë gjithmonë nëpërmjet gojës,
  • Nëse i mbahet goja

TRAJTIMI:

Fokusohem në ndërhyrjen intensive tek fëmijët dhe të rriturit, kryesisht në fushat e mëposhtme:

Fëmijët dhe adoleshentët:

– Crregullimet në artikulim

– Crregullime ose vonesa në të folur

– Belbëzim

– Mutizëm

– Crregullime në gjuhën e shkruar

– Probleme zhvillimore: Deficit i vemendjes me hiperaktivitet (ADHD)/ Autizëm/ Prapambetje Mendore

– te tjera…..

Adultët:

– Ndryshime funksionale

– Afazi

– Disfoni

– Disartri

– Sëmundje degjenerative

– të tjera….