Çka është jo-dashuria?

0
142

Jodashuri është kur nuk mund të bisedoni lirshëm, të qeshni apo të përqafoheni sa herë të doni.
Jodashuri është kur nuk mund të flisni për përvojat tuaja: kjo është budallallëk, jo përvojë!

Nuk mund ta kërkosh këtë – tani e kemi gjendjen e vështirë, edhe çka të duhet?

Jodashuri – nuk mund të llogarisësh për ndihmë, të rriturit duhet vetë të përballen me problemet.

Jodashuri – kur nuk e kritikojmë personin, as nuk e lëvdojmë. Thjesht nuk i kushtojmë vëmendje.

Kur nuk ndihesh rehat të ulesh me personin e dashur sepse mund të të thojë se po ha shumë. Dhe nuk do ta vërejë mundin që ke bërë për të sjellë lumturi në shtëpi.

Jodashuri – kur s’ka asgjë që mund të bëhet.

Kur i nervozon, përzihesh, pengon, flet kot, hesht, ulu në një qosh dhe prit të të nxjerrin diku për shëtitje. Dhe mos bëj shaka, mos u rebelo, rri i qetë e prit..

Kur nuk çohet ta pranojë fajin – kjo është jodashuri.

Kur nuk dhurojnë – jodashuri.

Kur u vjen keq të shpenzojnë një denar për t’ju bërë të lumtur – jodashuri.

Kjo nuk është urrejtje. Dhe ndonjëherë është më keq se urrejtja, sepse njerëzit ju urrejnë për diçka, nga xhelozia, lakmia, e të ngjashme. Dhe mund t’i lini ato ose të ndryshoni diçka. Por, të mos ju duan – kjo është thjesht kështu!

Dhe nëse thonë: “Po, të dua, por ti shko rrugës tënde, unë rrugës sime”, dhe kjo është jodashuri.

Edhe nga kjo vdesin njerëzit. Veçanërisht të moshuarit, fëmijët. Edhe të rriturit e ndjeshëm.

Jodashuria i bën njerëzit më të turpshëm, jo të këndshëm, të tendosur dhe të shëmtuar. Në jodashuri, nuk mund të bësh asgjë. Nëse ke fuqi, duhet të largohesh. Ose të pakten qartë ta kuptosh – kjo nuk është dashuri. Nuk është dashuri. Jodashuri është.

Përshtatja: supergratë ©