“Cirku flutures” nderohet me çmim në Santa Barbara

0
112

“Cirku Flutures” është nderuar me çmimin për filimin më të mirë artistik ndërkombëtar në santa Barbara International Film Festival.

Filmi është shfaqur si premerë në këtë festival të Kalifornisë, i cili këtë vit kishte edicionin e 35-të.

“Cirku Fluturues” është film i metrazhit të gjatë me skenar dhe regji të Fatos Berishës, ndërsa producente ka qenë Vjosa Berisha.

Ky film është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore dhe është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombetare e Filmit në Shqipëri dhe Agjencia e Filmit në Maqedoninë Veriore.

Filmi premierën botërore e ka pasur në festivalin ndërkombëtar Tallinn Black Nights në Estoni në nëntor të vitit të kaluar.