Cilat janë përfitimet nga puna katër ditore në javë?

0
54

“Perpetual Guardian”, një kompani shërbimesh financiare në Zelandën e Re, e çoi punën nga 5 në 4 ditë në javë, gjatë muajit nëntor, duke ruajtur të njëjtën pagesë. Rezultati ishte se, gjatë 4 ditëve të angazhimit, produktiviteti i punonjësve u shtua dhe nuk pati as rrudhjen më të vogël të nivelit total të punës së bërë.

Eksperimenti u monitorua nga akademikë të Universitetit të Aucklandit, të cilët vunë re se në radhët e stafit, niveli i vlerësimeve të dhëna për lidership, stimulim, fuqizim e angazhim pësuan rritje që të gjitha, krahasuar me vitin 2017.

Niveli i stresit, ndërkohë, pësoi rënie nga 45% në 38%.  Eksperimenti është ndjekur me kujdes nga punëdhënës e politikbërës në mbarë botën, e ka shtuar shpresat për një ekuilibër më të mirë në të ardhmen mes jetesës dhe punës./TCh/OxygenPress.info