”Çiklo për Down Syndrome” në mbështetje të fëmijëve me Down Syndrome

0
47

Këtë të shtunë me fillim nga ora 10:00, ne takohemi tek sheshi ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Duke vazhduar më pas në drejtim të Parkut të Germisë , ku do t’a mbështesim aktivitetin ” Çiklizëm për Down Syndrome” , i cili organizohet nga Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësorë dhe Down Syndrome Kosova.

Përveç çiklizmit do të keni mundësi të argëtoheni me anë të lojës bashkë me fëmijët e Down Syndrome Kosova dhe të gjithë të pranishmit e tjerë. Për mbarëvajtjen e aktivitetit do të kujdesen stafi i grupit Marakli t’Biciklave në bashkëpunim me organizatorët e tjerë.

Aktiviteteti do të realizohet në përputhshmëri me rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik në lidhje me situatën pandemike.
Obligative : Helmeta dhe Maska.

Shihemi të shtunën bashkë me çiklistët e vegjël.