“Cikli menstrual, një sëmundje që prek gratë”, ja dokumentari që fitoi Oscar

0
89

Përtej bujës së filmave, fustaneve, dashurive dhe thashethemeve, Oscar-i pati edhe një moment pak të komentuar, por të rëndësishëm. “Period. End of Sentence”, fitoi çmimin si dokumentari më i mirë i shkurtër.

Por cili është thelbi i dokumentarit?

Janë gratë dhe vajzat indiane.

Disa djem pyeten, “E dini se çfarë janë periodat”? E dini si përgjigjen ata? Ja kështu: “Mos quhen mësimet që marrim në shkollë”?

Pasi pyeten sërish duke ua thënë termin në gjuhën indiane djemtë ndihen më të lehtësuar, kanë një përgjigje dhe ajo është: “Ah po, është një sëmundje që prek gratë.”

Ndërsa vajzat hezitojnë të flasin, kanë turp. Janë vajza ndaj duhet të kenë turp edhe për ciklin menstrual. Pas disa sekondave “turpi” një nxënëse arrin vetëm të thotë: ” Cikli menstrual është një problem i vajzave…”

Shumë vajza indiane e kanë ndërprerë shkollimin për shkak të periodave. Ishte e pamundur që të kishin një jetë normale, ndërsa nuk dinin asgjë për ekzistencën e pecetave ditore. Për disa ditë në muaj ato cilësohen të pista dhe nuk mund të vizitojnë as tempujt fetarë. Për disa ditë në muaj, ato thuajse mbylleshin në shtëpi, ndërsa kur u duhej patjetër të punonin në ara, puna ishte torturë, sidomos në praninë e burrave.

Si rezultat i mungesës së qasjes në produktet menstruale, femrat përdorin pëlhurat, gazetat, gjethet e thata dhe madje edhe hi për të ndaluar gjakun gjatë menstruacioneve.

Indianet habiten kur mësojnë mbi ekzistencën e disa pecetave ditore që do mund t’ua “shërojnë” disi “sëmundjen”. Habiten me makinerinë “magjike” që i prodhon…Arunachalam Muruganantham krijoi makina që prodhojnë produkte me kosto të ulët dhe janë të lehta për t’u përdorur.

“Nuk qaj sepse jam me cikël menstrual. Por, nuk mund të besoj që një film për ciklin menstrual fitoi një çmim Oscar”, tha regjisorja Rayka Zehtabchi kur mori çmimin në skenë, ndërsa në faqe i rridhnin lot. 27