Chiellini në prag të një jubileu të madh

0
45

Giorgio Chiellini është i gatshëm që përsëri të veshë fanellën e Kombëtares së Italisë, diçka që për herë të fundit i ka ndodhur në humbjen e dhimbshme nga Suedia.

Italia nesër luan kundër Portugalisë, ndërsa Chiellini mund ta ketë paraqitjen jubilare, të 100-të, me kombëtaren azurre.

“Kjo ka qenë ëndrra ime, që nga fëmijëria”, ka thënë mbrojtësi i Juventusit.

“Unë nuk jam i pazëvendësueshëm, askush nuk është. Është shumë bukur kur arrini këtu. Krejt ndryshe kur e krahasojmë me klubin, sepse këtu është shumë më vështirë të jesh në 11-shen e parë”, ka shtuar mbrojtësi italian.

“Kjo është fantastike për futbollistët më të vjetër, si unë dhe Bonnuci.Ne kemi punuar shumë për ta veshur fanellën e Italisë”, ka shtuar Chiellini.

Është interesant fakti që ai është golashënuesi më i mirë në skuadrën aktuale të Italisë. Chiellini i ka shënuar 8 gola në 99 ndeshje, i pasuar nga Immobile me 7. Kjo tregon qartë se kombëtarja italiane ka shumë futbollistë të rinj.

Mbrojtësi 34-vjeçar i ka thënë edhe dy-tri fjalë për humbjen nga Suedia, të cilën e ka përjetuar shumë rëndë.

“Të tjerët shkuan në Botëror, ne shkuam në pushime. Ishte një muaj shumë i rëndë për ne”, është shprehur Chiellini./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu