Challandes për Kolollin: Nuk do të jetë rezervist

0
51

Trajneri Bernard Challandes ka folur për gjendjen e mbrojtësit të krahut të Kosovës, Benjamin Kolollit.

“Do ta testojme sonte dhe do ta shikojme nese do te jete i gatshem per neser. Ose do te luaje ose nuk do te luaje. Nuk ka mes ne kete pune. Ne stol nuk do te jete.” – ka thënë Challandes për anëtarin e Zurichut.

Benjamin Kololli është lënduar së fundi dhe ka munguar edhe në duel me Danimarkën, vendin e të cilit e ka zënë mbrojtësi Leart Paqarada.

Prania e tij në fushë ka qenë shumë e rëndësishme për karakterin e ekipit dhe për anën sulmuese. Kololli, edhe pse mbrojtës krahu, ka shënuar tre gola me Kombëtaren e Kosovës.