Challandes i lumtur për suksesin e Kosovës

0
30

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është shprehur shumë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Azerbajxhanit.

“Jam shumë i lumtur, sepse është një fitore tejet e rëndësishme. Është arritje historike për Kosovën, prandaj u kisha kërkuar futbollistëve të luajnë me zemër, sepse ky ekip mund të bëjë gjëta të mëdha”, ka thënë Challandes.

“Sonte ka funksionuar çdo repart në mënyrën më të mirë. Ekipi po u përgjigjet kërkesave të mia, kemi bërë shumë punë dhe kemi realizuar ëndrrën tonë“, ka shtuar Challandes.

Duhet theksuar se Kosova nuk e ka pësuar asnjë humbje nën drejtimin e tij./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu