Çfarë thotë parfumi i preferuar për ty

0
158

Sipas studimeve të bëra nga Alan R. Hirsch, themelues i Smell and Taste Treatment and Research Foundation, ka të dhëna interesante që lidhin parfumin tuaj me personalitetin. Ai ka studiuar teste të personalitetit në më shumë se 18,000 njerëz dhe i ka krahasuar rezultatet me aromat e preferuara të pjesëmarrësve. Sipas tij, përmes parfumit mund të njihni pak më mirë dikë. Në vijim gjeni kategoritë e fragrancave dhe përshkrimet përkatëse lidhur me kategorinë e njerëve që zgjedhin këto aroma.

Agrume (qitro, portokall, limon etj)

Aromat e agrumeve janë të pranishme te parfumet e meshkujve, sepse lëshonjë një freski të pastër, të mprehtë dhe enegjike. Gjithashtu janë përfshirë në shumë përfitime terapeutike dhe sigurojnë një barazpeshë mes freskisë dhe qetësisë. Aroma të tilla janë të preferuara për shumë vajza e gra. Zakonisht, ato që zgjedhin një aromë të tillë kanë një sens të egër humori dhe u pëlqen të flirtojnë me sharm. Me pak fjalë, janë femërore pa qenë shumë vajzërore dhe flirtuese, pa qenë tepër romantike.

Gourmand

Aromat që rrotullohen rreth ushqimit dhe përmbajnë nota si vanilja, çokollata, kafeja, lajthi etj, hyjnë në kategorinë Gourmand. Njerëzit që preferojnë këto aroma, veçanërisht vaniljen, priren të jenë të gjallë dhe energjikë. Dikush mund t’i përshkruajë si “shpirti i festës”. Ata e duan vallëzimin, pijen, takimin me njerëz të rinj dhe preferojnë të dalin nëpër qytet sesa të qëndrojnë në shtëpi.

Dru

Aromat me bazë druri janë më të përhapura për meshkujt. Këto aroma portretizojnë një njeri me këmbë në tokë, që do natyrën dhe aromën e barit të fresktët, pishave dhe erën e tokës pas shiut. Aromat si druri i sandalit, veçanërisht, transmetojnë një ndjenjë përsosjeje. Tifozët e drurit të sandalit kanë pritshmëri të mëdha për veten dhe të tjerët. Këto parfume përbëhen nga erëra tokësore dhe natyrore si druri i sandalit, kedrit, druri i agarit dhe patchouli dhe shumë burra dhe gra i kanë dashur për shekuj me radhë.

Floral

Nëse ju pëlqejnë aromat e jaseminit dhe zambakut, atëherë pa dyshim që jeni adhurues i luleve. Aromat e luleve thonë se jeni një person shumë miqësor dhe i hapur. Edhe pse kryesisht janë gratë ato që zgjedhin parfume me aromë lulesh, nuk është një aromë e pazakontë as tek burrat. Nga të gjitha lulet, shumica e burrave preferojnë trëndafilin.

Ujë/det

Nëse doni aromat ujore me nota detare dhe të kripura, do të thotë se jeni shpirt i lirë, casual, por sërish elegant dhe intelektual. Këto aroma janë perfekte për ata që preferojnë të ëndërrojnë. Të ekuilibruar dhe të dashur ndaj natyrës, njerëzit që duan aromat ujore zakonisht u shmangen “xhunglave” urbane dhe ideja e tyre për një festë të përsosur është një ishull i largët me një bibliotekë. Tifozët e parfumeve ujorë priren të jenë spontanë.

Oriental

Notat pikante, të ngrohta dhe me myshk përbëjnë parfumet me aromë orientale. Nëse jeni të prirur të mbani parfume si këto, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni një buf nate, me guxim dhe sensualitet. Entuziastët e aromave orientale priren të jenë impulsivë, pak të ndjeshëm dhe të kenë prirje artistike.

Aromë frutash

Zakonisht ata që mbajnë parfum me shije frutash (shalqi, frut-pasioni, qershi, mollë etj) konsiderohen si njerëz optimistë, të këndshëm dhe energjikë që bëhen zemra e festave. Njerëzit që mbajnë parfume me aromë frutash priren të jenë më nervozë, të çuditshëm dhe pesimistë, gjithashtu zakonisht janë ironikë dhe të bezdisur.

Aromat sportive

Aromat sportive janë krijuar posaçërisht për të qenë një adrenalinë në shishe. Ato kanë tendencën të përshkruajnë një njeri me karakter aktiv dhe punëtor. Zakonisht janë përzierje e notave të agrumeve me diçka drunre ose bimore.

E gjelbra

Nëse preferoni të jeni pak të sofistikuar dhe me klas, por gjithashtu të keni një dramë të vogël në jetën tuaj, atëherë ndoshta duhet të shkoni për aromat e gjelbra. Këto aroma përmbajnë nota të kastravecit, borzilokut, çajit jeshil etj.

Burimi: Perfume Cologne, Anabel