Çfarë rëndësie ka libri te fëmijët?

0
446

Organizata “ETEA” në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” po organizojnë aktivitete për të shënuar ngjarjet kulturore botërore që i dedikohen librit dhe kulturës së leximit.

Këtë herë, me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, organizohet manifestimi qendror me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj.

”Fëmijë të dashur – merrni prindërit për dore – dhe ejani të festojmë së bashku për librin dhe diturinë – në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” (Lagja Dardania, Prishtinë), më 2 prill 2019 duke filluar nga ora 12:00” .

ETEA njofton edhe për disa nga aktivitetet që do të organizohen në kuadër të këtij manifestimi, si:

– Leximi i mesazhit “Librat na qetësojnë” sponsoruar nga Lituania, përkthyer në gjuhë shqipe nga Selda Safqiu;
– Lexime të veprave letrare nga autorët e Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë;
– Promovimi i veprave të Erinë Rrahmani, shkrimtare për fëmijë;
– Shpallja e tri eseve më të mira të fëmijëve nga juria profesionale e përbërë prej tre shkrimtarëve për fëmijë;
– Leximi i tri eseve fituese para audiencës;
– Botimi dhe promovimi i librit “Ndriquesi i jetës” me ese të fëmijëve dhe shpërndarja e tij nëpër shkollat e Prishtinës;
– Koktej rasti, etj.

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë e të Rinj për herë të parë është organizuar ne vitin 1966 nga Jella Lepman themeluese e IBBY (Bordi Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë e të Rinj), kjo e fundit organizatë joqeveritare e cila përfshin një rrjet të njerëzve nga gjithë bota të cilët punojnë dhe përpiqen të bashkojnë librin me lexuesit.

Duhet ta kujtojmë se OJQ  ”ETEA” vazhdimisht po organizon aktivitete dhe ngjarje të shumta në kryeqytet dhe në disa qytete tjera të Kosovës që kanë tematikë librin, lexueshmërinë, bibliotekat, hulumtimet shkencore etj