Çfarë probleme shëndetësore shkakton qëndrimi ulur për një kohë të gjatë?

0
1778

Nëse duke punuar kaloni një kohë të gjatë ulur, duhet të mësoni se si kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

Sot ne jetojmë në një botë ku makinat moderne bëjnë shumë punë për ne, gjë që eliminon në masë të madhe nevojën për punë fizike.

Kur një person është zgjuar, ai mesatarisht shpenzon më shumë se gjysmën e kohës së tij duke shikuar televizor, i ulur në kompjuter, etj, që do të thotë se shumicën e kohës është në gjendje joaktive.

Ndërsa teknologjia sjell me vete përfitime të dukshme, siç janë intelegjenca artificiale duke ndihmuar njerëzit dhe organizatat për të bashkëvepruar me një shpejtësi të madhe, ajo ka të metat e veta gjithashtu. Qëndrimi ulur për kohëra të gjata mund të shkaktoje probleme të tilla si dhimbje kronike të shpinës, qëndrim të dobët të shpinës, por edhe sëmundje potencialisht vdekjeprurëse siç janë semundjet e zemrës, diabeti dhe obeziteti.

 

Problemet ne tru, qafë dhe shpatulla

Lëvizja e trupit do të thotë më shumë gjak dhe oksigjen rrjedh në tru, gjë që ju ndihmon të mbani të mprehtë dhe të qartë trurin. Megjithatë qëndrimi ulur për peridhua të gjata, ngadalëson qarkullimin e oksigjenit dhe gjakut në trurin tonë, duke pasur ndikim të kundërt, pra të pengoje aftësinë tonë për të menduar qartë.

Gjithashtu duke qëndruar vazhdimisht të fokusuar para kompjuterit, krijohet tendosje në qafë, veçanërisht në rruzat cervikale, që lidhin shtyllën kurrizore me kokën tuaj.

Poashtu qendrimi ulur pranë kompjuterit dëmton muskujt e shpinës dhe shpatullave, pasi ato bëhen tepër të zgjatura për shkak të përkuljes.

Një nga problemet më të shpeshta që u ndodh njerëzve janë problemet në shpinë. Kjo për shkak se një qëndrim i dobët i posturës kontribuon shumë në dhimbje të shpines dhe në kurriz jo fleksibil.

 

Përkeqësimi i organeve

Qendrimi ulur për periudha të gjata kohore mund të shkaktoje sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të zemrës si dhe kancer në zorrën e trashë. Shkurtimsht këto probleme shkaktohen nga mbiprodhimi i insulinës për shkak të joaktivitetit dhe qarkullimit të ngadaltë të gjakut në organe.

Mbiprodhimi i insulines gjithashtu shkakton shtim në peshë, gjë që kontribuon në diabet dhe obezitet.

Çrregullime në këmbë

Natyrisht, të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë pengon në qarkullimin e gjakut në këmbë. Kjo shkakton gjakun që të bllokohet rreth kyçeve, i cili pastaj rezulton në kyçe të fryera, probleme në vena si dhe mpiksje të gjakut. Nje gjë tjetër delikate që shkaktohet nga qëndrimi pasiv për një kohë të konsiderueshme gjatë ditës është edhe sëmundja në kocka, duke i bërë ato të dobëta dhe të rralla.

Aktiviteti i rregullt, siç është vrapimi ose ecja, ndihmon në mbajtjen e kockave të forta dhe më të trasha. Kjo tregon pse njerezit e moshuar sot kanë osteoporozen, pasiqë shoqëria gjithnjë e më shumë po bëhet më pasive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu