Çfarë preferohet të bëni pas marrjes së vaksinës, tregon Dr. Isme Humolli

0
64

sme Humolli, përfaqësuese e OBSH-së në Kosovë, bëri të ditur se vaksinat antiCOVID i jepen personave që nuk janë të infektuar me virus. Sipas saj, pas marrjes së vaksinës qytetarët mund ta vazhdojnë jetën normalisht, sikurse para marrjes së saj.

Por Humolli tha se preferohet që pas marrjes së vaksinës antiCOVID të pihet ujë me tepër.

“Vaksinat iu jepen personave të cilët nuk janë të infektuar nga Covid-19. Pas marrjes së vaksinës ata e zhvillojnë jetën normalisht sikurse para marrjes së vaksinës. Por pas vaksinës preferohet të pihet më shumë ujë për shkak të mundësisë së kokëdhimbjes”, ka deklaruar Humolli.

Tutje Humolli tha në Click të RTV21 se shtatzënat dhe fëmijë deri në 16 vjeç nuk vaksinohen, pasi vaksina nuk është testuar klinikisht tek ky grupacion. /21Media