Çfarë po ndodh me vaksinimin kundër Covid-19 në Europë

0
181

Vendet europiane nisën programin e vaksinimit në masë dje, duke e quajtur 27 dhjetorin si një “moment bashkimi shumë prekës”.

Nga 27 vendet që morën vaksinën Pfizer-BioNTech kundër Covid-19, rreth 446 milionë njerëz nisën të vaksinoheshin mëngjesin e të dielës, e ndërsa pjesa tjetër pritet të nisë në vijim.

Deri më tani thuhet se Europa ka siguruar më shumë se 2 miliardë doza vaksinash nga disa kompani të ndryshme farmaceutike.

“Sot kthyem faqen e një viti shumë të vështirë! Vaksina e Covid-19 është shpërndarë në gjithë vendet europiane. Vaksinimi është mënyra më e sigurt për t’i shpëtuar pandemisë dhe ky është moment shumë prekës!”- u shpreh Ursula von der Leyen.

Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor i spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech. Sllovakia i administroi gjithashtu dozat e parë të vaksinës së Pfizer-BioNTech.

Në Republikën Çeke, kryeministri Andrej Babis ishte i pari që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në një spital ushtarak në Pragë raporton BBC.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u cilësoi nisjen e vaksinimit si një “mesazh të lumtur Krishtlindjesh” ndërkohë që sipas një sondazhi, shumica e qytetarëve në Gjermani dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, një tjetër pjesë e mirë u shpreh paksa skeptike për ndonjë efekt anësor të mundshëm.