Çfarë po ndodh me biletat për ndeshjen Çeki-Kosovë? Flet Agim Ademi

0
165

Askush nuk duhet të bëjë rezervime për fluturime dhe hotele në Çeki kur të jetë ndeshja me Kosovën, kjo ngase biletat për kosovarët janë shumë të kufizuara.

Përveç që janë pak, ato që i kanë takuar Kosovës, Çekia i ka larguar nga shitja online të gjitha biletat.

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi për oxygenpress.info ka bërë të ditur se në ndeshjet kur janë mysafirë marrin bileta në bazë të përqindjes së Stadiumit, e që kësaj radhe janë vetëm 627 bileta.

“Nuk na kanë dhënë asnjë mundësi tjetër përveç asaj zyrtare që na takojnë. 627 bileta na kanë takuar, ku tifozët i kanë marr një numër diku prej 350, të tjerat ju kemi dhënë familjarëve të lojtarëve që ju takojnë, dhe na kanë dhënë po aq për kryesinë 15 + 5 bileta që janë vetëm për zyrtarët e ku secili do futemi vetëm me emër, e që nuk mund askush të futet tjetër. Secili e ka sistemin e vet, Çekia i ka hequr nga online, për këtë shkak, sepse duhet ta dinë i gjithë opinioni dhe popullata që Federata është OJQ, dhe bileta është produkt i yni, ku me një vendin të komitetit ekzekutiv mund të vendos si të dojë për to”, thotë Ademi.

Prandaj, duke kuptuar interesimin e jashtëzakonshëm të publikut dhe tifozëve për ta mbështetur Kombëtaren e Kosovës në sfidën më të rëndësishme deri tani, atë kundër Republikës Çeke, Federata e Futbollit e Kosovës me keqardhje të thellë është e detyruar t’ u bëjë thirrje tifozëve që të mos bëjnë rezervime për fluturime dhe hotele, për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të biletave që FFK-ja ka në dispozicion për këtë ndeshje./oxygenpress.info