Çfarë po bën Izreali për të bindur të rinjtë të vàksinohen!

0
80

Izraeli ka hapur një qendër vàksinimi për kòvidin në një bar dhe po ofron një pije falas për çdo të ri që merr vàksinën.

Lokali në Tel Aviv, Jenia, i cili ka qenë i mbyllur gjatë pàndemisë, hapi dyert për t’i shërbyer njerëzve. Por kësaj rradhe nuk u ka ofruar pije alkoolike dhe ushqime por u ka shërbyer në një mënyrë tjetër shumë më të mirë.

Më shumë se 43 për qind e popullsisë së Izraelit, 9 milion banorë, kanë marrë tashmë të paktën një dozë të vàksinës Pfizer, thonë Ministra e shëndetësisë e vendit. Pjesa më e madhe e atyre që e kanë marrë vàksinën kanë qënë të moshuarit. Por në Izrael ekziston frika se të rinjtë, të cilët janë shumë më pak të rrezikuar nga kòvid, nuk do të duan të bëjnë vàksinën.

Kështu lokali po u ofron të gjithë atyre të rinjve që vinë të bëjnë vàksinën një pije falas. Profesori Eyal Leshem, një ekspert i sémundjeve ínfektive në spitalin më të madh të Izraelit, Sheba, tha se duhet që të rinjtë të binden me çdo lloj mënyre që të bëjnë vàksinën.

‘’Duhet punuar në mediat sociale, duhet punuar me drejtuesit e komuniteteve, opinionistët, madje edhe me të famshmit që të sigurojmë që të rinjtë të kuptojnë se vàksina është e sigurt dhe se është e rëndësishme që të gjithë të vàksinohen në mënyrë që të kthehemi sa më shpejt në jetën normale,’’ tha ai. Izreali po vàksinon popullsinë e tij më shpejt se çdo vend tjetër.