Çfarë ndodh nëse flini sa duhet?

0
365

Mendohet se qindra vjet më parë, jetëgjatësia e njerëzve nuk ishte sikur në ditët e sotme, por ishte më e shkurtë. Ndërsa në kohën tonë, ajo sillet rreth 80 vjeç.

Megjithatë, studiuesit çdo herë bëjnë rekomandime për një mënyrë të mirë të jetesës e cila mendohet se edhe mund të zgjasë jetë.

Flini sa duhet

Një njeri, kalon mesatarisht rreth një të tretën e jetës së tij duke fjetur. Ndonëse nuk i kuptojmë plotësisht mekanizmat e tij, e dimë se gjumi është jetësor për të ruajtur shëndetin mendor dhe fizik. Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë për më shumë gjumë, ndërsa pensionistët për më pak, por që të gjithë duhet të flenë të paktën 7 orë në natë.

Për cilindo që nuk e arrin këtë objektiv, dëmet shëndetësore janë serioze. Studimet tregojnë se njerëzit që flenë 6 orë ose më pak, kanë një rritje me 12 për qind të rrezikut të vdekshmërisë prej 12 për qind. Çuditërisht, ky rrezik rritet në 30 për qind për ata që flenë 9 orë ose më tepër në ditë

Dyqind vjet më parë, jetëgjatësia mesatare e njerëzve ishte tejet e shkurtër, vetëm 37 vjeç. Në vendet e zhvilluara, standardi i jetesës ka pësuar një përmirësim dramatik, dhe kjo shifër është rritur në 79 vjeç. Gjithsesi kjo nuk do të thotë, se një ditë do të jemi të pavdekshëm. Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra sesi ju mund t’i shtoni disa vite jetës tuaj.

Konsumoni speca të kuq djegës

Nuk është ndonjë sekret i madh, që ekziston një lidhje midis dietës ushqimore dhe jetëgjatësisë. Një studim mbi gati gjysmë milioni njerëz në Kinë, zbuloi se njerëzit që konsumonin speca djegës 6 ose 7 herë në javë, reduktonin me 14 për qind rrezikun e përgjithshëm të vdekjes. Shkencëtarët besojnë se specat djegës të kuq janë një ‘super-ushqim’, për shkak të një përbërje të njohur si kapsaicin.

Agjëroni shpesh

Një studim i kohëve të fundit i Universitetit të Harvardit, tregon se agjërimi periodik mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Kur trupit i mungon ushqimi ai hyn në procesin e mbijetesës. Mëlçia, veshka dhe sistemi imunitar tkurren, pasi ato nuk janë një përparësi e menjëhershme e trupit në atë moment.

Teoria është se kur agjërimi përfundon, trupi kryen riparimet e tij. Ai i zëvendëson qelizat e vjetra me versione më të reja dhe më efikase. Ka madje disa sugjerime sipas së cilave agjërimi, i kombinuar me kimioterapinë, është efektiv në çrrënjosjen e qelizave kanceroze tek minjtë. Megjithatë do të duhet ende punë, për të përcaktuar nëse kjo vlen edhe për njerëzit.

Ruani një higjienë të mirë orale

Dentistët na rekomandojnë të kalojmë nga 2 minuta në mëngjes dhe mbrëmje, duke larë dhëmbët. Studimet e fundit, e lidhin larjen e rregullt të dhëmbëve, me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve mendore, diabetit, sëmundjeve të mushkërive, dhe në veçanti sëmundjeve të zemrës.

Jetoni në zona të larta

Kolorado është shteti më i lartë mbi nivelin e detit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe disa studime kanë treguar se lartësitë e larta janë vendi më i shëndetshëm për njeriun. Nivelet e reduktuara të oksigjenit besohet se pengojnë rritjen e llojeve të caktuara të kancerit, dhe inkurajojnë zemrën të prodhojnë më shumë enë gjaku, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu