Çfarë mundëson Chrom-i i ri?

0
46

Fakti që çdo ditë zbulohen të dhëna të mëdha, të e-mailave bashke më fjalëkalime, tregon se edhe ju mund të jeni viktimë e këtij keqpërdorimi.

Tashmë ekziston një mënyrë e mirë, që të kuptoni nëse të dhënat e juaja janë grumbulluar në ndonjë bazë së të dhënave, duke shfrytëzuar Passëord Checkup, një opsion që ofrohet nga Chrom i ri.

Ky format është krijuar nga Google, ndërsa është shumë lehtë të përdoret. Pasi ta keni instaluar, kontrollon nëse fjalëkalimi juaja është i sigurt të përdoret gjatë regjistrimeve nëpër ueb-faqe të ndryshme.

Po që se nuk e keni të sigurt ndonjë apo disa fjalëkalime, do të merrni porosinë se duhet t’i ndryshoni sepse diçka nuk është në rregull.

Raportohet se fjalëkalimi juaj nuk shihet nga Google dhe nuk mbetet në historinë e të dhënave, por shfrytëzohet një kod që jepet nga përdoruesi, përdorimi i të cilit japë sinjal se ka hakim. /Telegrafi/OxygenPress.info