Çfarë ka ndodhur me flamujt në Hënë?

0
97

Fotografitë e bëra para tetë vjetësh nga NASA tregojnë se të paktën pesë nga gjashtë flamujt amerikanë në Hënë edhe më tej qëndrojnë në mënyrë të rregullt, por shkencëtarët thonë se pas disa vitesh ekspozimi në diell ata plotësisht kanë humbur ngjyrën.

Rrezatimi ultra-vjollcë i Diellit shkakton humbjen e ngjyrës madje edhe në Tokë dhe pasi që Hëna nuk ka atmosferë, flamujt janë të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të fortë, ndërsa eksperti për Hënë Pol Spudis shpjegon se disa prej tyre ndoshta edhe janë dezintegruar.

“Amerika ka hequr dorë nga hulumtimi në Hënë dhe flamujt në të janë zbehur. A nuk është kjo ironike?”, thotë Spudis në tekstin e publikuar në revistën “Smithsonian Air&Space”.

NASA po punon në dërgimin e astronomëve në thellësi të gjithësisë, por ka hequr dorë nga programi i Hënës.