Çfarë ka ndodhur më 6 mars?

0
174

1831 – Poeti amerikan Edgar Allen Poe përjashtohet nga akademia ushtarake Ëest Point: “Paqëndrueshmëria e tij emocionale e shoqëruar me probleme të thella personale, të tilla si: nevoja e vazhdueshme për fonde dhe përkushtimi i kohës për të shkruar poezi duke lënë pas mësimet ushtarake”, thuhej në dokumentin e përjashtimit.

1882 – Milan Obrenoviç kurorëzohet mbret i Serbisë. Ai mbretëroi deri në vitin 1889, kur jep papritmas dorëheqjen dhe ia dorëzon fronin djalit të tij 12 vjeçar. Historianët nuk japin arsye të mjaftueshme se çfarë e shtyu mbretin 34 vjeçar të jepte dorëheqjen. Pas kësaj, Milan u vendos në Paris dhe u tërhoq nga jeta publike.

1899 – Felix Hoffmann i kompanisë gjermane Bayer merr patentën për të prodhuar Aspirinën.

1918 – Anija amerikane “Ciklopi” zhduket në Trekëndëshin Bermuda.

1929 – Turqia dhe Bullgaria nënshkruajnë traktatin e miqësisë

1964 – Cassius Clay i bashkohet Kombit të Islamit dhe udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Elijah Muhammad i jep atij emrin Muhammad Ali.

1967 – Vajza e Stalinit, Svetlana Allilujeva kërkon strehim politik në Shtetet e Bashkuara.

1970 – Grupi muzikor Beatles lëshon këngën “Let it be” në Britani të Madhe

1974 – Një italian humbet një shumë rekord prej 1 milionë e 920 mijë dollarësh në lojë ruletë në një kazino në Monte Karlo.

1980 – Akademia franceze, e themeluar në vitin 1635, zgjedh për herë të parë një grua si kryetare – shkrimtaren Marguerita Youcenar.

1994 – Rezultatet e një referendumi në Moldavi treguan se elektoratit ishte kundër bashkimit të mundshëm me Rumaninë.

1997 – Vizatimi me laps i Pikasos “Tete de Femme” u vodh nga një galeri arti në Londër, dhe u gjet pak ditë më vonë. Vizatimi, i vlerësuar 275 mijë dollarë, u vodh nga galeria Ëeinstein nga një njeri me syze të errëta.