Çfarë ka ndodhur më 4 shkurt?

0
62

1789 – George Washington zgjidhet unanimisht si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara nga Kolegji Zgjedhor.

1794 – Legjislatura franceze heq skllavërisë në të gjitha territoret e Republikës së Francës . Skllavëria do të rivendosej në kolonitë franceze të Indive perëndimore në vitin1802.

1859 – Zbulohet Kodeksi i Sinait. Quhet ndryshe edhe “Bibla e Sinait”, një nga katër kodikëve më të mëdhenj; kopje e lashtë, e shkruar me dorë në shekullin IV. Kodeksi i Sinait mendohet të jetë një nga tekstet më të sakta dhe më i hershmi i Dhiatës së Re në greqisht, së bashku Codex Vaticanus. Deri në zbulimin e tekstit të Sinait, Kodeksi i Vatikanit ishte i pakrahasueshëm.

1944 – Luftë Botërore, Hakmarrje apo Luftë Civile (kjo ende debatohet mes historianëve shqiptarë) – Forca policore të qeverisë quislinge (Xhafer Deva, ministër i Brendshëm) të udhëhequra nga kapiteni i Gestapos, Lange, vërshojnë rrugicave të Tiranës dhe masakrojnë 86 vetë të cilët u nxorën zvarrë nga banesat, u vranë, u prenë para dyerve, në sy të të afërmve të tyre.

2003 – Republika Federative e Jugosllavisë  riemërohet Unioni Serbi – Mali i Zi dhe miraton një kushtetutë të re. Këto dy republika ishin ato që mbetën nga Jugosllavia pas shpërbërjes së saj në vitin 1991, dhe në vitin 1992 së bashku themeluan një federatë  (RFJ). Këtij Bashkimit efektivisht i erdhi fundi pas shpalljes zyrtarisht të pavarësisë së Malit të Zi më 3 qershor 2006, dhe deklarimit formal të Serbisë si e pavarur më 5 qershor. Pas shpërbërjes, Serbia u bë pasuesja ligjore e Bashkimit, ndërsa Mali i Zi ri- aplikoi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

2004 – “Facebook”, një rrjet lidhjesh shoqërore në internet, u themelua nga Mark Zuckerberg me 4 shokët e tij të dhomës ndërkohë studentë në Universitetin e Harvardit; Eduardo Saverin, Andreë McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Emri “Facebook” vjen nga një tog fjalësh për libër të dhënash udhëzuese lëndësh mësimore me të cilin pajisen studentët në disa universitete amerikane. Themeluesit fillimisht e kishin kufizuar anëtarësimin në “Facebook” vetëm për studentët e Harvardit, por më vonë e zgjeruan për universitetet Boston, Princeton, Yale, Stanford. Gradualisht, “Facebook” u hap për studentët në kolegje e universitete të tjera, pastaj për nxënësit e shkollave të mesme, dhe më në fund për të gjithë personat të moshës 13 vjeç e sipër kudo në botë. Në vitin 2012, “Facebook” u vlerësua si një kompani biznesi me vlerë prej 104 miliardë dollarësh. Në janar 2014, shefja e veprimtarive në “Facebook”, Sheryl Sandberg, sqaroi: “Mark Zuckerberg gjithmonë thotë se “Facebook” filloi jo vetëm për të qenë kompani, por edhe për të përmbushur vizionin për të ndërlidhur njerëzit në botë”.