Çfarë ka ndodhur me 12 nëntor?

0
103

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Ministri i Jashtëm sovjetik Vyacheslav Molotov arrin në Berlin për të diskutuar mundësinë e pjesmarrjes së Bashkimit Sovjetik në boshtin Romë – Berlin.

1987 – Në Tiranë, vdiq L(la)zar (S)otir (Gush)o, poet – i njohur me akronimin Lasgush dhe mbiemrin Poradeci, qyteti ku kishte lindur më 27 dhjetor 1899. Lasgushi u arsimua ne Manastir, Athinë, Bukuresht. Më 1924, qeveria e Fan Nolit i dha bursë studimi për në Universitetin e Grazit në Austri, ku merr titullin doktor në Filologji. Më 1934, Lasgushi kthehet në Shqipëri dhe punon si mësues. Viti 1944 e gjen pa punë. Më 1947, Lagushi merret si perkthyes në shtëpinë botuese Naim Frashëri. Emri i tij në fushën e letërsisë fillon të dëgjohet gjithnjë e më rrallë.

1927 – Leon Trotsky përjashtohet nga Partia Komuniste sovjetike, duke lënë Joseph Stalin në kontroll të padiskutueshëm të Bashkimit Sovjetik.

1938 – Herman Goring propozon plane për t’a bërë ishullin e Madagasckarit atdhe të miliona hebrenjëve evropianë – para se nazistët të vendosnin t’i mbysnin në dhomat e gazit. Kjo ide nuk ishte e re; që në fillim të 1885, Paul de Lagarde, i njohur si ideator i anti-semitizmit gjerman, kishte sugjeruar deportimin e hebrenjve të Evropës Lindore në Madagaskar. Në 1926 dhe 1927, Polonia dhe Japonia secila shqyrtuan mundësinë e përdorimit Madagaskarit për zgjidhjen e problemeve të mbi- popullimit të tyre. Në vitin 1938, Gjermania naziste u përpoq të vinte në zbatim Planin Madagaskar. Por ishulli ishte koloni franceze, dhe Gjermania nuk mund te vepronte pa miratimin e Parisit. Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, disfata e Francës në vitin 1940, dhe krijimi i kampeve naziste të shfarosjes së hebrenjëve, bënë që plani Madagaskar të harrohej.

1920 – Italia dhe Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (e riemërtuar Jugosllavi në vitin 1929), nënshkruajnë Traktatin e Rapallos për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi disa territore në bregdetin ish-austriak në brigjet e sipërme të Adriatikut dhe Dalmaci. Marrëveshja ishte pasojë e dështimit të Traktatit të fshehtë të Londrës që favorizonte këto vende në dëm të vendeve të tjera, përfshi Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu