Çfarë ka ndodhur me 10 dhjetor?

0
88

1901 – Ndahen për herë të parë Çmimet Nobel. Pas negociatave të tejzgjatura, pjesërisht me qeverinë franceze (e cila kërkonte të vendoste një taksë shumë të lartë mbi pasurinë e Alfred Nobelit); dhe pjesërisht, pas bisedimeve me familjen Nobel rreth çështjes së trashëgimisë, më në fund u bë e mundshme dhënia për herë të parë e 5 Çmimeve (aq sa Nobel kishte lënë me testament). Ceremonia për 4 prej tyre (Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi) u zhvillua në Stokholm dhe ceremonia e Çmimit për Paqe, u mbajt në Christiania, kryeqyteti norvegjez që më vonë do të emërtohej, Oslo. Pesë vjet kishin kaluar nga koha kur Alfred Nobel vdiq në San Remo, më 10 dhjetor 1896 (63 vjeç). Ditët deri në dhënien e shpërblimeve, gjithashtu ishin plot tension. Emrat e fituesve ishin mbajtur të fshehur – ndryshe nga sot që zbulohen një muaj përpara. Kur tre gjermanë të shquar – erdhën me tren nga jugu dhe zunë vend në Hotel Grand, Stokholm, u bë e qartë se ata duhet të jenë laureatë të çmimit Nobel. Trafiku ndërkombëtar në atë kohë nuk ishte aq i madh sa sot, dhe mbërritja e njerëzve të huaj përbënte lajm. Në ceremoninë në Stokholm, në sallën e Akademisë së Muzikës, çmimet u ndanë për arritjet në Fizikë, Kimi, Mjekësi, Letërsi. Salla u mbush gradualisht me njerëz në veshje festive. Më pas, tre fituesit hynë pa bujë, muzikë a duartrokitje siç është zakon sot. I pari erdhi fizikanti gjerman Wilhelm Conrad von Rontgen, pastaj kimisti holandez Hendricus van t’Hoff, i ndjekur nga mjeku gjerman Emil Adolf von Behring; dhe së fundi, ministri francez për të marrë çmimin Nobel në letërsi në emër të poetit Sully Prudhomme, i cili ishte i sëmurë; Ndërsa ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për paqe u zhvillua në Christiana (Oslo) në sallën e parlamentit norvegjez. Çmimi u nda mes zviceranit Henri Dunant (themelues i Kryqit te Kuq ndërkombëtar), dhe francezit Frederik Passy (ekonomist dhe veprimtar paqeje). Ndërkohë poezia “Vazoja e thyer” e nobelistit të parë në Letersi, u lexua atë ditë në ceremoninë në Stokholm.

1906 – Presidenti amerikan Theodore Roosevelt fiton Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë amerikani i parë që merr çmim Nobel.

1948 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në Paris, Francë, miraton Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Deklarata doli drejtpërsëdrejti nga përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe paraqet shprehjen e parë globale se të gjitha qeniet njerëzore lindin me të drejta, prandaj nuk duhet t’i luten, përulen a shtrijnë dorën tjetërkujt për t’i patur ato. Teksti i plotë i Deklaratës Universale, që përbëhet nga hyrja e 30 artikuj.

1978 – Kryeministri i Izraelit Menachem Begin dhe presidenti i Egjiptit Anwar Sadat ndajnë së bashku Çmimin Nobel për Paqe.

1994 – Gjenocid i Ruandës: Këshilltari ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe kreu i Divizionit Ushtarak të Departamentit të Operacioneve Paqeruajtëse të OKB-së, Maurice Baril, rekomandon që forcat shumëkomëshe të dislokuara në Zaire të qendrojnë në gadishmëri – Në Ruande, fisi Tuci ishte hedhur në gjenocid ndaj fisit Hutu. Vetëm gjatë rrjedhës së rreth 100 ditëve (prill – korrik) mbi 500.000 njerëz u vranë, sipas një vlerësimi të Human Rights Watch. Vlerësimet e numrit të të vdekurve kanë shkuar deri në 1 milionë ose më shumë se 20% e popullsisë së vendit.