Çfarë është “Triada e Errët” dhe tiparet e saj

0
152

“Dark Triad” apo “Treshja e errët”, siç do të ishte në shqip, është një term që me siguri nuk e keni dëgjuar më parë, pasi është një fjalë e “krijuar” nga bota e psikologjisë. Ai i referohet tre tipareve të veçanta, por të ndërlidhura me personalitetin e njeriut: narcizmi, machiavelianizmi dhe psikopatia.

– Narcizmi

Fjala vjen nga miti grek i Narcissus, një gjahtar që ra në dashuri me reflektimin e tij në ujë dhe u mbyt. Njerëzit narcistë mund të jenë egoistë, mendjemëdhenj dhe aspak empatikë. Për më shumë rreth narcizmit, lexoni këtu.

– Machiavelizmi

Ky term e ka marrë emrin nga politikani dhe diplomati i njohur italian i shekullit të 16-të, Niccolo Machiavelli. Libri i tij, i vitit 1513, “Princi”, u interpretua si një miratim i arteve të errëta të dinakërisë dhe mashtrimit në diplomaci. Tiparet që lidhen me machiavelizmin përfshijnë manipulimin, interesin vetja, mungesën e emocioneve dhe moralit.

– Psikopatia

Tiparet e personalitetit të lidhura me psikopatinë përfshijnë mungesën e empatisë dhe ndjenjën e pendimit, sjelljen antisociale dhe të qenit manipulues dhe i paqëndrueshëm. Është e rëndësishme të theksohet se ekziston një dallim mes të paturit disa tipare psikopatike dhe të qenit psikopat.

Ç’është ‘Triada e Errët’ dhe

Psikologët i kanë identifikuar tiparet e këtij trekëndëshi duke matur veçmas, lloje të ndryshme të personalitetit.

Në vitin 2010, doktor Peter Jonason, asistent-profesor i psikologjisë në Universitetin e Floridës Perëndimore, dhe bashkëautori i tij, Gregory Webster, asistent-profesor i psikologjisë në Universitetin e Florida-s, zhvilluan shkallën e vlerësimit “Dirty Dozen”, ose një metodologji me 12 teste, për të matur tiparet e “Triadës së Errët”. Disa nga mjetet matëse të Jonason dhe Webster, u kërkojnë njerëzve t’u përgjigjen këtyre pyetjeve:

– Kam tendencë të manipuloj të tjerët për të arritur atë që dua.

– Kam mashtruar për të arritur atë që dua.

– Kam përdorur lajka dhe jam treguar i/e mirë me dikë të arritur atë që dua.

– Kam tendencën t’i shfrytëzoj të tjerët sa të mundem.

– Nuk më shqetëson morali në përgjithësi, apo morali i veprimeve të mia.

– Kam tendencën të jem cinik/e.

– Dua që të tjerët të më admirojnë.

– Dua që të gjithë të më kushtojnë vëmendje.

– Kam tendencën të kërkoj gjithnjë për prestigj ose status.

– Pres gjithnjë ndere apo favore të veçanta nga të tjerët.

Një individ do të vlerësohej, për shembull, nga 1 deri në 7 për secilën nga 12 testet/provat, duke patur një rezultat të mundshëm nga 12 në 84. Sa më i lartë rezultati, aq më i lartë probabiliteti për të patur një tendencë drejt “trekëndëshit të errët”.

Nëse mendoni se jeni pjesë e këtij trekëndëshi, apo njihni dikë pranë të cilit nuk ndiheni i/e sigurt, përpiquni të gjeni shkakun dhe kërkoni ndihmë nga profesionistë.