Çfarë është Dita Evropiane e Gjuhëve?

800 milionë europianë në mbarë Europën, të cilët përfaqësojnë 47 vendet anëtare të Këshillit të Europës, inkurajojnë mësimin e sa më shumë gjuhëve, në çdo moshë, brenda dhe jashtë shkollës. Të bindur se diversiteti gjuhësor është një mjet për të arritur një mirëkuptim më të madh ndërkulturor dhe një element kyç në trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit tonë, Këshilli i Europës e promovon shumëgjuhësinë në mbarë Europën.

Me iniciativën e Këshillit të Europës në Strazburg, duke filluar nga viti 2001 në çdo 26 shtator festohet Dita Europiane e Gjuhëv sëbashku me Komisionin Europian.

 

Duke ndjekur suksesin e vitit, Këshilli i Europës deklaroi një Ditë Europiane të Gjuhëve pwr t’u festuar më 26 shtator të çdo viti. Objektivat e përgjithshme të Ditës Europiane të Gjuhëve janë:

  1. Të ndërgjegjësojë për rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve dhe të diversifikojë gjuhët e mësuara në mënyrë që të rriten shumëgjuhësia dhe të kuptuarit ndërkulturor;
  2. Të promovojë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të Europës, i cili duhet të ruhet dhe forcohet;
  3. Të inkurajojë të nxënit gjatë gjithë jetës, brenda dhe jashtë shkollës, për studime, nevoja profesionale, udhëtime për kënaqësi ose shkëmbime.

26 shtatori 2011 shënoi 10-vjetorin e Ditës Europiane të Gjuhëve, e festuar në Këshillin e Europës dhe në 47 vendet anëtare.

 

PËR KË ËSHTË DITA EUROPIANE E GJUHËVE?

Këshilli i Europës shpreson që kjo ditë të festohet si nga autoritetet kombëtare në shtetet përkatëse dhe ashtu edhe nga partnerët potencialë në këto nivele:

  • Mes politikëbërësve (për shembull masa të veçanta dhe diskutime mbi çështjet e politikave gjuhësore);
  • Mes publikut të gjerë (rritje të ndërgjegjësimit për objektivat e përgjithshme të ditës, duke përfshirë rëndësinë e të nxënit gjatë gjithë jetës, që mund të fillosh të mësosh në çdo moshë, në mjedise shkollore, punë etj.);
  • Mes sektorit vullnetar (aksione të veçanta nga OJF, shoqata, kompani etj). Kush mund të marrë pjesë.