Çfarë është dhe si ta shmangni “fytyrën sushi”

0
137

Nëse pas një vakti të mirë me sushi, jeni zgjuar në mëngjes paksa e fryrë në fytyrë, duhet të jeni familjarë me atë që aktorja e njohur Julianne Moore e quan “fytyrë sushi”.

Ylli i filmave thotë se nuk konsumon kurrë sushi para një eventi të rëndësishëm sepse e di që ditën tjetër fytyra e saj do të duket më e fryrë.

Duket se përveç ushqimeve që bëjnë të ndihemi të fryra në stomak, ka disa të tjerë që ndikojnë drejt e tek fytyra. Çfarë mund të bëni nëse nuk ju pëlqen dhe aq fytyra juaj e fryrë?

1. Shmangni ushqimet me kripë.

Duke ngrënë shumë kripë bëni që trupi juaj t’i mbajë gjithë rezervat e ujit dhe si rezultat në mëngjes zgjoheni si më të fryrë. Edhe pse mund të ketë shumë faktorë të tjerë që shkaktojnë fryrjen, si mos-funksionimi i mirë i sistemit tretës, stresi, alergjia, etj, ekspertët sugjeron të bëni kujdes me kripën.

2. Reduktoni karbohidratet

E keni gabim nëse mendoni që keni shtuar peshë pas 1 ose 2 vaktesh të pasura në karbohidrate. Thjesht për çdo gram të karbohidrateve që hani, trupi juaj mban 3 deri në 4 gram ujë dhe si rezultat ndiheni të fryrë.

3. Qëndroni të hidratuar

Duke pirë mjaftueshëm ujë mjaftueshëm ju zvogëloni mundësinë e mbajtjes së lëngjeve dhe reduktoni shanset për t’u ndjerë të fryrë. Madje, e mira është të pini një gotë ujë para se të konsumoni vaktin e radhës. Jo vetëm që s’ka gjasa të fryheni, por do të ndiheni edhe të ngopur.

4. Fytyrën shplajeni me ujë të ftohtë

Uji i ftohtë ndihmon në reduktimin e fryrjes së fytyrës pasi ngushton enët e gjakut. Eshtë gjithashtu mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë për të rregulluar rrathët poshtë syve pas një nate të lodhshme.

Burimi: Pop Sugar, Anabel