Çfarë duhet të mësoni për personalitetin e shumëfishtë

0
718

Çrregullimi disociativ i identitetit (i njohur më parë si çrregullimi i personalitetit të shumëfishtë) mendohet të jetë një gjendje komplekse psikologjike që ka të ngjarë të shkaktohet nga shumë faktorë, duke përfshirë trauma të rënda gjatë fëmijërisë së hershme (abuzim fizik ekstrem, verbal, seksual ose emocional).

Çfarë është çrregullimi disociativ i identitetit?

Sipas WebMD, çrregullimi disociativ i identitetit është një formë e rëndë e asaj që njihet si ndarje/shkëputje, një proces mendor që prodhon një mungesë lidhjesh në mendime, kujtime, ndjenja, veprime dhe ndjenjën e identitetit të një personi. Çrregullimi disociativ i identitetit mendohet se buron nga një kombinim faktorësh që përfshijnë trauma të përjetuara. Aspekti i ndarjes/shkëputjes mendohet të jetë një mekanizëm për të përballuar situatën – personi në fjalë mbyllet ose “ndahet” për të përballuar një përvojë, e cila zakonisht është tepër e dhunshme, traumatike ose e dhimbshme për t’u asimiluar nga e vetëdijshmja e tij.

Kush rrezikon ta ketë?

Hulumtimet tregojnë se shkaku i këtij çrregullimi ka të ngjarë të jetë një përgjigje psikologjike ndaj streseve ndërpersonale dhe mjedisore, veçanërisht gjatë viteve të hershme të fëmijërisë kur neglizhenca ose abuzimi emocional mund të ndërhyjë në zhvillimin e personalitetit. Deri në 99% e individëve që zhvillojnë çrregullime të tilla kanë përjetuar histori personale shqetësuese dhe traumatike (zakonisht para moshës 6 vjeç). Studimet tregojnë çrregullimi disociativ i identitetit prek 1% të popullsisë.

Si ta njohim?

Çrregullimi disociativ i identitetit karakterizohet nga prania e dy ose më shumë identiteteve ose gjendjeve të personalitetit, që dallojnë ose janë të ndara dhe vazhdimisht kanë pushtet mbi sjelljen e personit. Një person i tillë përjeton paaftësi për të kujtuar informacione kryesore personale, të cilat nuk harrohen lehtësisht.

Ndonëse jo të gjithë e përjetojnë këtë gjendje njësoj, zakonisht personalitetet e personit me këtë çrregullim mund të kenë emër, moshë, gjini, racë, preferenca dhe histori të ndryshme. Me fjalë të tjera, njëri prej tyre mund të jetë gay dhe të ketë fobi macet, një tjetër mund të jetë grua dhe të adhurojë macet etj. Secili ka qëndrimet, gjestet dhe mënyrën e tij të veçantë të të folurit. Ndonjëherë, personalitetet e tjera mund të jenë edhe kafshë. Kur një personalitet zbulon veten dhe kontrollon mendimet dhe sjelljet e individëve të tjerë, quhet “ndërrim”. Ndërrimi mund të zgjasë disa sekonda, minuta ose ditë.

Simptoma të tjera të çrregullimit disociativ të identitetit mund të përfshijnë dhimbje koke, amnezi, humbje të sensit të kohës dhe “përvoja jashtë trupit”. Si shembull, dikush me këtë çrregullim mund ta gjejë veten duke bërë gjëra që normalisht nuk do t’i bënte, të tilla si shpejtësia, ecja e pakujdesshme, vjedhja e parave, përdhunimi ose vrasja. Disa e përshkruajnë këtë ndjenjë si të qenit pasagjer në trupin tënd, jo shofer.

Ekzistojnë disa mënyra kryesore në të cilat proceset psikologjike të çrregullimit disociativ të identitetit ndryshojnë mënyrën se si një person përjeton të jetuarit:

Depersonalizimi – ndjenjë e të qenit i shkëputur nga trupi i dikujt dhe shpesh referohet si një përvojë “jashtë trupit”.

Derealizimi – ndenjë se bota nuk është reale ose duket e mjegullt apo largët.

Amnezi – dështimi për të kujtuar informacione të rëndësishme personale.

Konfuzioni i identitetit ose ndryshimi i identitetit – ndjenjë konfuzioni se kush është personi. Një shembull i konfuzionit të identitetit është kur një person ka probleme në përcaktimin e gjërave që i interesojnë në jetë, ose pikëpamjet e tij politike, fetare ose shoqërore, ose orientimin seksual.

Si diagnostikohet çrregullimi disociativ i identitetit?

Diagnoza e këtij çrregullimi kërkon kohë. Një person mund të kalojë edhe vite në qendrat për kujdesin ndaj shëndetit mendor përpara se të përcaktohet diagnoza e saktë. Nuk ka kurë për këtë çrregullim, por trajtimi afatgjatë mund të rezultojë i dobishëm. Disa trajtime janë:

Psikoterapia – Qëllimi është të ndihmojë “shkrirjen” e veçorive të personalitetit në një personalitet të konsoliduar që mund të kontrollojë të tjerët.

Hipnoterapia – Përdoret për të ndihmuar në qasjen e kujtimeve të ndrydhura, për të kontrolluar disa nga sjelljet problematike që shoqërojnë këtë çrregullim.

Terapi shtesë – Përfshin terapi të tjera shtesë, si veprimtaritë artistike.

Sipas Amen Clinics – një grup i klinikave të shëndetit mendor dhe fizik që punojnë në trajtimin e çrregullimeve të humorit dhe sjelljes – personalitete të shumta, ose ndryshimet, mund të dalin në sipërfaqe rreth moshës 6-vjeçare. Në kohën kur një person arrin moshën e rritur, zakonisht raportohen 16 personalitete alternative. Adoleshentët me çrregullime zakonisht kanë rreth 24 ndryshime. Sipas The Recovery Village – një qendër në SHBA për trajtimin e personave të varur nga droga dhe alkooli – është shumë e pazakontë, por ka pasur raste ku janë identifikuar më shumë se 100 personalitete. Një prej tyre është Kim Noble ka Judy-n, një adoleshente qe vuan nga bulimia, Salamoe-n, një besimtar i devotshëm katolik, Ken-in, gay, Patricia-n, e cila është personaliteti që dominon, dhe më shumë se 100 të tjerë.