Çfarë duhet të keni parasysh para se të dilni për të shijuar dëborën

0
130

Kjo fundjavë e gjeti thuajse gjithë vendin të mbuluar nga dëbora. Në Tiranë gjithashtu kanë nisur flokët e parë të borës dhe entuziazmi i njerëzve ndihet kudo në rrjete sociale. Shanset që ditët e pushimit dhe më tej t’i kaloni në një vend me borë janë të mëdha, por pavarësisht kënaqësisë bëni kujdes. Dëbora dhe i ftohti janë më të rrezikshme nga ç’mund ta imagjinoni ju për lëkurën. Si ta mbroni lëkurën nëse dilni jashtë apo e kaloni të dielën në një vend me borë?

1. Mos i ndaj dorezat dhe kremin e duarëve

Dëbora ka fuqinë të na e thajë lëkurën, prandaj elementi më kryesor në një ditë me borë janë dorezat. Para se t’i vendosni sigurohuni t’i keni lyer me krem hidratues në mënyrë që të mos acarohen dhe thahen nga i ftohti.

2. Merrni me vete zbutësin e buzëve

Një tjetër element i domosdoshëm në dimër është zbutësi i buzëve. Të gjithë e dimë ç’dhimbje të sikletshme japin buzët e çara nga i ftohti, kështu që mos rrezikoni. Aplikojeni here pas here, aq më tepër nëse jeni në vend me dëborë.

3. Shmangni materialet që iu shkaktojnë gërvishtje.

Leshi përshembull do t’ju acaronte lëkurën, aq më tepër në këtë kohë prandaj kujdesni që shalli të jetë pëlhurë e butë apo diçka tjetër miqësore për fytyrën dhe trupin.

4. Mos harroni syzet

Janë po aq të nevojshme në dëborë sa janë edhe në diell. Zona e syve është shumë delikate dhe e ndjeshme ndaj erës, borës apo të ftohtit, prandaj mos i harroni.

5. Vendosni shallin më gjigant që keni në shtëpi (përveç maskës)

Sigurohuni të mos dilni pa u mbuluar mirë. Dëbora është e bukur, por e rrezikshme. Aq më tepër në kohë pandemie.

6. Kremin hidratues

Për të qenë të mbrojtur, para se të dilni përdorni një krem hidratant që lëkura të mos thahet apo çahet prej të ftohtit.

Burimi: Bustle, Anabel