Çfarë duhet të bëjnë prindërit nëse një fëmijë bie nga shtrati ose ndonjë lartësi tjetër?

0
738

Çfarë duhet të bëjnë prindërit nëse një fëmijë bie nga shtrati ose ndonjë lartësi tjetër? Në vijim mund të lexoni këshillat e pediatrit se si të veproni në një rast të tillë.
Foshnjat dinë të befasojnë prindërit e tyre me rënie nga lartësia, qoftë e vogël apo e madhe, dhe kjo zakonisht ndodh në një situatë: “Ndodhi sa hap e mbyll sytë, momentin kur u ktheva për të marrë diçka”. Pason një britmë e fëmijës, dhe më pas e prindit, të cilëve sigurisht të shqetësuar, menjëherë iu shkon mendja në thyerje të kockave të kafkës dhe dëmtim të rëndë të trurit. Për fat të mirë, kjo ndodh jashtëzakonisht rrallë. Shumica e foshnjave kalojnë pa pasoja serioze, por le të sqarojmë këtë më në detaje…

𝐂𝐢𝐥𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐛𝐞𝐛𝐢𝐭?

Mund të themi se NUK ka lartësi të sigurt për rënie të fëmijës, prandaj e mira e së mirës është që të kujdesemi maksimalisht që deri te rënia të mos vie. Sidoqoftë, duhet të dallohen dy situata të rëndësishme sa i përket lartësisë: rënia nga një lartësi e vogël, dmth. nga një shtrat i zakonshëm në të cilin ndërrohen pelenat e foshnjës (zakonisht 40 deri 60 centimetra nga dyshemeja) dhe rënia nga një lartësi më e madhe, më shumë se një metër – këto janë ato vendet për ndërrimin e pelenave që ndodhen zakonisht në zgjatimin e krevatit.
Për fat të mirë, rëniet nga lartësitë më të mëdha janë jashtëzakonisht të rralla, ndoshta sepse prindërit janë shumë më të kujdesshëm kur bëjnë ndërrimin e pelenave të fëmijës në një lartësi e tillë.

𝐒𝐢 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐚 𝐫𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚?

Bebi menjëherë qan me të madhe – ankohet se është në dysheme, dhe për dhjetë minutat e para pas rënies qan dhe është i shqetësuar. Kjo është plotësisht e zakonshme, sepse rënia dhemb, por edhe për faktin se ajo gjithashtu është e frikësuar për shkak të ndërrimit të papritur dhe të pakëndshëm të pozitës së saj. Nëse edhe babai dhe nëna, të frikësuar, fillojnë të bërtasin, edhe më keq të shpërthejnë në vaj (sidomos nënat) – krijohet një panik i madh, zakonisht i panevojshëm. Pas rreth dhjetë minutash, shumica e foshnjave bëhen të gjalla, me humor të mirë dhe sillen normalisht, prandaj edhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐛𝐢𝐞 𝐟𝐨𝐬𝐡𝐧𝐣𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐞𝐦𝐞?

1. Lehtësisht dhe pa panik, ngrini fëmijën nga dyshemeja dhe përqafojeni ashtu që koka e saj të jetë paksa e kthyer përpara. Kjo do të shmangë që në rast të vjelljes, përmbajtja e stomakut të mos thithet në rrugët e frymëmarrjes.
2. Pastaj foshnja duhet të kthehet drejt vetes dhe të shikojmë me kujdes dëmtime ose gjakderdhje në kokë, buzë ose gojë. Nuk ka nevojë të shtypni kokën me gishtërinj në kërkim të kockave të thyera (kjo është plotësisht e pakuptimtë).
3. Mos i jepni fëmijës tuaj ushqim ose pije për të paktën njëzet minuta. Gjatë asaj kohe, luani me të, përpiquni të harroni traumën nëpër të cilën ka kaluar.
4. Nëse foshnja sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë pas 20 deri në 30 minuta, asaj duhet t’i jepet ushqim për të ngrënë, dhe nëse dëshiron të fle, lereni të pushojë lirshëm.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐦𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐞𝐦𝐞?

Zakonisht koka, sepse është pjesa më e rëndë e trupit. Nga ana tjetër, foshnjat bien nga një pozicion i shtrirë, pa pasur mundësi që të zgjasin në mënyrë refleksive duart në drejtim të dyshemesë, dhe në atë mënyrë që koka thjesht anon dhe “përplaset” në dysheme. Ndonjëherë, pas disa minutash, mund të shihet një “gungë” – e cila, në fakt, është një hematomë e padëmshme (rrjedhje e një sasie të vogël gjaku nën pjesën sipërfaqësore të kockave në vendin e goditjes). Madhësia e gungës nuk është e thënë të jetë proporcionale me peshën e rënies, kështu që nuk duhet t’i jepet shumë rëndësi. Kockat e kokës së foshnjës janë jashtëzakonisht elastike, kështu që dëmtimet më serioze të kockave janë jashtëzakonisht të rralla. Zakonisht pëson balli ose zverku (pjesa e prapme e qafës), dhe foshnjat rrallë bien në fytyrë ose në “anë”.

𝐃𝐞̈𝐦𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐠𝐨𝐣𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐦𝐛𝐞̈𝐯𝐞?

Nëse foshnja ka dhëmbë, ndonjëherë mund të ndodhin dëmtime të vogla në gjuhë ose në mukozën e zgavrës së gojës, kështu që nuk është e pazakontë të shihet pak gjak në gojë. Kjo është shumë e frikshme për nënat dhe baballarët. Sepse, posa të shihet gjaku, kjo çon në dyshime për dëmtime të rënda. Sidoqoftë, kjo pothuajse nuk ndodh kurrë në këto situata! Pas vetëm pesë deri dhjetë minuta, kjo gjakderdhje e vogël ndalet, kështu që nuk keni nevojë të bëni panik.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐧𝐢 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚?

Tek foshnjat, të vjellat nuk ndodhin shumë shpesh pas rënies. Është e pritshme nëse ka ngrënë një vakt tridhjetë minuta para rënies, dhe nganjëherë kjo ndodh kur goditja ka qenë me të vërtetë e fortë. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë vend për panik nëse ai vjell dy herë pas rënies – kjo është mjaft e zakonshme. Nuk është mirë kur foshnja vjell vazhdimisht dhe kur ajo shoqërohet me ndonjë sjellje të saj të çuditshme.

𝐒𝐚 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐮 𝐫𝐢𝐤𝐮𝐩𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫?

Me kalimin e kohës, foshnja kthehet në aktivitetet normale, kërkon të hajë dhe të pijë, kështu që ajo nuk duhet të privohet nga ushqimi. Sigurisht, ai nuk duhet ta teprojë me hajë – sepse, siç e kemi shpjeguar tashmë, është e mundur të vjellë, dhe kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për panik. Shumica dërrmuese e foshnjave e marrin veten shpejt, zakonisht janë të mjaftueshme 30 deri në 60 minuta. Kjo merr më pak kohë sesa të shkosh te mjeku – andaj nuk është çudi që kur të shkoni tek pediatri, fëmija është mirë, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Prandaj, te këto rënie të padëmshme, nuk është e nevojshme ta çoni fëmijën te mjeku, sepse është traumë më e madhe shkuarja në një institucion shëndetësor dhe për vizitë te mjeku, sesa rënia e përshkruar.

𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐟𝐨𝐧𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐮𝐧?

Këto janë situata shumë të rralla, por duhet t’i dini. Në ato raste, duke ruajtur gjatë gjithë kohës gjakftohtësinë, duhet të shkoni te ambulanca ku ka një kirurg pediatër ose pediatër.

1.𝐓𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐥𝐨𝐝𝐡𝐢𝐧 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐧

Nuk është e pazakontë që një foshnjë me një tronditje të lehtë të vjellë një ose dy herë. Por, nëse kjo ndodh në seri – foshnja duhet të ekzaminohet.

2.𝐍𝐞̈𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐞𝐛𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐨𝐝𝐚𝐬𝐞̈ 𝐝𝐢𝐜̧𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐩𝐫𝐞𝐡𝐭𝐞̈ 𝐨𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫 𝐛𝐢𝐞, 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐢𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐝𝐞𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈

Atëherë është e nevojshme të shkoni te mjeku, por gjatë transportit, vendi i gjakderdhjes duhet të shtypet me garzë sterile (nëse nuk keni në dispozicion, atëherë një pelenë e pastër pambuku është gjithashtu e mirë) për të ndaluar gjakderdhjen.

3.𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐮𝐦𝐣𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐭𝐞̈, 𝐨𝐬𝐞 𝐚𝐧𝐤𝐭𝐡 𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐮𝐫 𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐡𝐞𝐫𝐞, 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐚𝐣 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐮𝐦𝐣𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞 – 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐚 𝐬𝐢𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐜̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦

Ekzaminimi ka për qëllim të studiojë sjelljen neurologjike të fëmijës dhe mjeku ka për detyrë të përjashtojë ose të dyshojë në komplikacionin më serioz të rënies së rëndë në kokë – gjakderdhje në tru ose nga arteriet në brendësi të kockave. Këto gjakderdhje (të quajtura profesionalisht hemorragji intrakraniale) janë vërtet të rrezikshme për foshnjën, por ato janë jashtëzakonisht të rralla. Ato janë më të zakonshme tek të porsalindurit, megjithëse numri i rasteve të tilla është shumë i vogël, pasi foshnjat rrallë bien aksidentalisht, pasi ato ende nuk janë shumë të lëvizshme. Prandaj, prindërit nuk duhet të kenë frikë paraprakisht.
Ka edhe situata të rralla kur prindërit këshillohen të telefojnë Shërbimin e Urgjencës Mjekësore. Ky skenar përfshin humbjen e vetëdijes, dëmtim të dukshëm të kokës ose pjesës tjetër të trupit, gjakderdhje nga goja, hunda ose veshi, të vjella me vrull dhe një sulm të ngjashëm me atë epileptik. Në këto raste, telefononi Urgjencën dhe ndiqni udhëzimet që do të merrni me telefon derisa ekipi të arrijë tek ju. Për fat të mirë, kjo nuk ndodh shpesh.
Dhe në fund, është e qartë se shumica e rënieve të vogla tek fëmijët nuk janë të rrezikshme. Por kjo nuk do të thotë që fëmijët, veçanërisht foshnjat, duhet të lihen të rrotullohen vetë në shtrat. Pasi fillon të ecë, ka një periudhë rëniesh të pashmangshme – të cilat janë pjesë e fëmijërisë, kështu që fëmijët duhet të kursehen nga dëmtimet e panevojshme para kësaj periudhe, për aq sa është e mundur. Nuk ka asnjë fëmijë që nuk ka rënë në tokë, por duhet bërë gjithçka që është e mundur që deri te rrëzimi të vie sa më rrallë që është e mundur.

#PoliklinikaNATAL