Çfarë biseduan kryeparlamentari i Kosovës dhe ambasadori i Kroacisë?

0
47

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Ambasadorja Barišić e uroi Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe e përgëzoi për konstituimin e institucioneve të reja në vend, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me këtë rast, Barišić rikonfirmoi përkrahjen e shtetit kroat për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në institucione ndërkombëtare.

Kryekuvendari Glauk Konjufca e falënderoi për urimin ambasadoren Barišić dhe vlerësoi lart gatishmërinë e Kroacisë për përkrahjen e gjithanshme ndaj Kosovës, duke theksuar nevojën e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve në të ardhmen.

Bashkëbiseduesit trajtuan edhe çështje të tjera të bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe sfidat e përballimit të pandemisë globale Covid-19.​