Çertifikohen kursantët për liderë të avancuar dhe policë të forcës

0
45

Është mbajtur ceremonia e çertifikimit të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët përfunduan kursin për liderë të avancuar dhe kursin për policë të forces, përcjell OxygenPress.

Pjesëmarrës në kursin e avancuar të liderit ishin pjesëtarë nga të gjitha njësitet e FSK-së, ndërsa kursi i policisë së forcës u mbajt për pjesëtarët më të rijnë të PFSK-së.

Këto kurse mbahen në kuadër të planit vjetor dhe kanë për qëllimi zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së, njofton Ministria e Mbrojtjes.

“Disa nga temat të cilat kursantët e Kursit të avancuar të liderit mësuan, janë: Patrullimi ditën dhe natë; Ndërtimi i pikës së kontrollit; Udhëheqja e sulmit; Organizimi i pritës dhe reagimi në prit; Lufta urbane.  Kursantët e PF-së u njoftuan me procedurat e sigurisë së automjeteve, pararojën, si të bëhet hetimi i aksidenteve si dhe rifreskuan njohuritë mbi Kodin Disiplinor dhe Kodin Penal të Kosovës.
Kursi i avancuar i liderit u finalizua me një ushtrim fushor, ku kursantët shfaqën njohuritë e fituara teorike në praktikë, thuhet në njoftimin e ministries./OxygenPress.info