Çertifikohen 167 pjestarë të FSK-së

0
263

Janë çertifikuar sot 167 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në fusha të ndryshme. Ceremonia u mbajt në ambientet e kazermës ,,Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

167 pjesëtarë përfunduan me sukses shtatë lloje të ndryshme të kurseve, si: Kursi i Avancuar i Liderit, Kursi i Liderit Luftarak, Kursi Bazik i Nënoficerit, Kursi i Logjistikes, Kursi i Komunikimit, Kursi Transport dhe Mirëmbajtje, Kursi –Reaguesi i Parë në Fushëbetejë. Krejt këto janë përmbyllur me ushtrimin e përgjithshëm fushor ,,Skënderbeu 2018-2”, ka njoftuar MFSK.

Ushtrimi “Skënderbeu 2018-2” synon të rrisë ndërveprushmërinë, të testojë aftësitë ushtarake dhe të koordinojë punën ekipore. E krejt këto janë shumë të rëndësishme për aftësimin profesional të pjesëtarëve tanë në lami të ndryshme dhe gjithsesi shumë të nevojshme për funksionimin e mirëfilltë të forcës sonë”, tha zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, gjenerali Xhevahir Geci.

Ndërsa, komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Irfete Spahiu, tha se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes përfaqëson një sistem të plotë të arsimimit dhe stërvitjes individuale e kolektive për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

I gjithë fokusi dhe përqendrimi ynë është ndërtimi dhe zhvillimi i sistemit të edukimit dhe trajnimit të  FSK-së“, tha ajo.

Forca e Sigurisë së Kosovës, rëndësi të veçantë po i kushton trajnimit dhe edukimit të pjesëtarëve të saj andaj përfundimi i këtyre kurseve cilësohet si një e arritur e radhës për pjesëtarët e FSK-së./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu