CDC: Në cilat raste duhet ta mbani maskën edhe në shtëpi

0
56

CDC* tha ditën e premte, 4 dhjetor, se maskat janë “kritike” për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit dhe kjo do të thotë që ndonjëherë t’i mbani ato edhe në shtëpi.

*CDC – Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – një institut amerikan i shëndetit publik, pjesë e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore

“Përdorimi i qëndrueshëm dhe korrekt i maskave të fytyrës është një strategji e shëndetit publik, kritike për zvogëlimin e transmetimit të Covid-19”.

CDC gradualisht ka forcuar rekomandimet e saj për përdorimin e maskave.

“Për shkak se rreziku më i lartë për transmetim është dokumentuar midis kontakteve shtëpiake të pacientëve me Covid-19, mbajtja e një “shtëpie të sigurt” kërkon distancim fizik, duke përdorur strategjitë e tjera të shëndetit publik të përmbledhura dhe, në veçanti, përdorimin e qëndrueshëm dhe korrekt të maskave të fytyrës për të parandaluar futjen dhe transmetimin e SARS-CoV-2, “shtuan ata.

Për të qenë më shumë praktikë, punonjësit e kujdesit shëndetësor sugjerojnë përdorimin e maskave që mund të përdoren më shumë se një herë.

“Brenda familjeve, maskat e fytyrës duhet të përdoren kur një anëtar i familjes është i infektuar ose ka pasur një ekspozim të mundshëm të fundit te dikush me Covid-19.”

Distancimi fizik është gjithashtu i rëndësishëm dhe sipas CDC, distancimi fizik i qëndrueshëm mund të ndalojë përhapjen.

Restorantet dhe vendet e mbushura me njerëz janë veçanërisht të rrezikshme, vuri në dukje ekipi CDC.

“Ekspozimet në ambiente të brendshme, jo të domosdoshme dhe ambientet e jashtme të mbushura me njerëz, paraqesin një rrezik për të gjithë pjesëmarrësit,” shkruajnë ata.

“Vende të mbyllura, ku distanca nuk mbahet dhe përdorimi i vazhdueshëm i maskave të fytyrës nuk është i mundur (për shembull: darka në restorant), janë identifikuar si skenarë veçanërisht me rrezik të lartë.”

Vendet e mbushura me njerëz edhe në mjediset e jashtme, gjithashtu janë lidhur me përhapjen e SARS-CoV-2.

Meqenëse 40% ose më shumë e të gjithë njerëzve të infektuar me koronavirus nuk kanë simptoma, shqyrtimi i simptomave, si kontrolli i temperatures, nuk është gjithnjë zgjidhja ideale.

Plus, testimi nuk është gjithmonë i pagabueshëm për shkak të mundësisë së negativëve të rremë. Kështu që njerëzit duhet të bëjnë gjithçka: Të mbajnë maska, të qëndrojnë larg, të ajrosin sa më shumë hapësirat e brendshme dhe të lajnë duart shpesh.

“Testimi është, megjithatë, i rëndësishëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit që bashkëveprojnë shumë me të tjerët dhe janë në rrezik më të lartë”, tha ekipi i CDC. Kjo përfshin njerëz që punojnë në ambiente me shumë njerëz (spitale, etj) ose studentë.

Burimi: CNN, Anabel