CDC-ja: Variantet e reja të Covid-19 mund të jenë arsyeja kryesore e rritjes së dukshme të rasteve me Covid-19

0
199

Dy nga raportet e lëshuara nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmërojnë se variantet e reja të Covid-19 mund të jenë indikatorët e rritjes së shpejtë të rasteve me Covid-19.

Sipas studiuesve nga CDC-ja, varianti B.1.1.7, i identifikuar fillimisht në Britani, mund të bëhet varianti kryesor në Shtetet e Bashkuara në muajin mars shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.

Nga raporti javor i CDC-së tregohet se ky lloj i variantit kishte prekur tetë banorë të Minesotës, të moshës 15 deri në 41 vjeç.

Identifikimi i variantit në Minesota duhet të jetë paralajmërim rreth rëndësisë së aplikimit të masave mbrojtëse, si maskat, distanca fizike dhe izolimi për personat e infektuar me Covid-19.

Të martën, CDC-ja raportoi të paktën 1,299 raste të varianteve të Covid-19 në ShBA.