Casillas gati për rikthimin e madh

0
41

Legjenda e futbollit spanjoll, Iker Casillas është duke shkëlqyer edhe më tutje në nivele të larta, megjithëse tashmë është 37-vjeç.

Aktualisht është anëtar i skuadrës portugeze Porto, me të cilën e ka siguruar kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, por ai nuk e përjashton mundësinë e kthimin në kombëtaren spanjolle.

“Kjo është në dorë të Luis Enriques. Unë kam për detyrë të stërvitem fort, të kem formë optimale sportive. Nëse do të më thërras, unë jam gati. E di se kam ende për të dhënë. Do të vazhdoj të punoj mirë. Jam 37 vjeç, por nuk duhet të shikosh kartën e identitetit për të qenë në ekipin kombëtar”, ka thënë Casillas.

Ndërsa, sa i përket Ligës së Kampionëve, ai është shprehur: “Ne erdhëm në Turqi për të marrë këtë rezultat,  përfunduam në vendin e parë në grup, jemi në një nivel të shkëlqyeshëm”.

Për Kombëtaren A të Spanjës Casillas ka debutuar në vitin 2000 dhe është paraqitur në 167 ndeshje./OxygenPress.info