Çaji i shegës dhe piperit të zi kundër gripit dhe alergjive

Piperi i zi është një erëz që përshkruhet si një ilaç shërues për organizmin.

Ai është efikas në trajtimin e një sërë çrregullimesh shëndetësore siç janë problemet me tretjen por edhe për pastrimin e gjakut.

Sipas të dhënave të AW, piperi i zi është një erëz që stimulon sistemin imunitar, pjesa më e madhe e të cilit gjendet pikërisht tek stomaku.

Në bashkëpunim me shegën, piperi i zi është shumë efikas në pengimin e shpërndarjes dhe shumimit të virozave.

Shega nga ana tjetër është shumë e pasur me antioksidantë, të cilët e mundësojnë trupin të ketë rezistencë më të lartë ndaj infeksioneve, inflamacionit dhe dëmtimit të organeve.

Receta E Çajit Të Shegës Dhe Piperit Të Zi Kundër Gripit Dhe Alergjive

Një lugë gjelle (20 gr) me kokrra piperi të zi

1 litër ujë

500 ml lëng shege të freskët

Përgatitja:

Hidhini kokrrat e piperit në tenxhere, shtoni ujin dhe vendoseni në zjarr.

Pasi uji të marrë valë, uleni zjarrin, vendoseni kapakun në tenxhere pjesërisht dhe lëreni zierjen të vazhdojë për 20 minuta.

Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri, mbylleni kapakun dhe mbajini kokrrat e piperit në ujë për gjatë gjithë natës./OxygenPress.info