Çadrat zënë vendin e shtëpive, pamjet e filmuara nga ajri me dron e tregojnë këtë

0
138

Pamjet e filmuara nga ajri me dron, shfaqin pamje të çadrave që kanë zënë vendin e shtëpive në vendet që janë prekur më së shumti nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri.

Deri më tani nga lëkundjet e fuqishme kanë humbur jetën 31 persona dhe mbi 600 tjerë janë lënduar, kurse në ndihmë Shqipërisë i kanë dalë shumë vende fqinje me qëllim që të asistojnë në gjetjen e personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Ekipe të shpëtimit janë duke punuar pa ndërprerë për të nxjerrë qytetarët nëpër rrënoja, e në anën tjetër liderë nga e mbarë bota janë shprehur të gatshëm ta ndihmojnë Shqipërinë ta tejkaloj këtë krizë. /tch/