Busti i Xhevë e Fehmi Lladrovci vendoset në Drenas

0
655

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas janë zbuluar shtatoret e dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, nën patronatin e të cilit u mbajt ky manifestim përkujtimor, tha se sot është një ditë e veçantë për kombin shqiptar.

Ai tutje deklaroi se rënia heroike e dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci ishe mesazhi me i qartë se lufta do të vazhdojë deri në lirimin  e plotë të Kosovës.

Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se dëshmorët e kombit Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci nuk kanë vdekur, por janë përjetësuar.

I pranishëm në këtë manifestim ishte ish kryeministri i Shqipërisë dhe ministri aktual Pandeli Majko.

Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij tha se rënia e dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci e dëshmon më së miri rrugën e gjatë për liri të popullit shqiptarë anekënd botës.

Manifestimi u mbajt në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas. Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, të cilët ishin bashkëshortë, kanë rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun më 22 shtator të vitit 1998 në malet e Qyqavicës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu