Burgu i Prishtinës po bëhet muze!

0
136

Nga Yll Rugova, zëvendësministër i Kulturës

Ky burg, i ndërtuar në fund të të dyzetave, që ndodhet në rrugën Luan Haradinaj, në qendër të qytetit, është objekt historik ku shumë figura të rëndësishme të vendit tonë janë burgosur e persekutuar politikisht. Sot e vizituam burgun me zyrtarë të trashëgimisë kulturore për të analizuar mënyrat e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze.

Me 23 maj është lëshuar edhe vendimi i Qeverisë për inicimin e këtij transformimi, pra shndërrimit prej burgut të njerëzve, në mbrojtës të kujtimeve.