Bulling politikat mediatike!

0
93

Nga Dijana Toska

Zgjatja e pandemisë me gjithë pasojat ekonomike që po bart me vete, ka ndikuar bukur shumë edhe në shëndetin mental të njerëzve, ndërkohë që bullingpolitika e shpërfaqur mes të gjitha llojeve të presionit të mundshëm në mediume na ka shndërruar në gjah të bullistëve.

Dhuna verbale e servuar në Tv në orët e mbrëmjes, me etiketime shumtuese ndaj njëri tjetrit bashkëbisedues, ofendime e deri në kërcnime, shantazhime.Pastaj, përhapja e gënjeshtrave, thashethemeve e përçeshja publike deri tek ndërhyrja në jetën personale të njerëzve e denigrimeve familjare ka shtuar dhunën sociale në përmasa shqetësuese. Ndërsa përdorimi i internetit ku secilit njeri i është dhënë mundësia ta keqpërdorë tjetrin me porosi e fotografi kërcënuese është shndëruar në sajber-dhunë me dominim të bullizmit agresiv, duke ta çuar mallin e arenave ku spektatori pret me padurim të she se a po e vret a jo, pikadori demin e tij.

Këto sjellje të dhunshme e me doza agresiviteti tejkalojnë keqtrajtimin e opinionit publik e sidomos të të rinjve e fëmijve të cilët mund të kenë probleme serioze psikike dhe afatgjata. Roli primar i mediumeve në edukimin e masës dhe ngritjen e vetëdijes së opinionit publik kohëve të fundit ka devijuar rrugën e politikave të informimit duke u katapultu në rolin primitiv të matadorit të veshur me një kolare të kuqe, dhe duke lejuar në arenën e tyre të spektakleve të hyn vetëm të preferuarit e tyre e me të cilët bashkarisht do ta zhvillojnë intrigën midis njeriut e kafshës deri në vrasjen e saj. Është e vërtetë se të qenit matador është një lloj sporti i përzierë me artin të cilin e ushtrojnë njerëz të varfër, të cilët kërkojnë famë dhe para, ama zotësia e tij, aftësit, koordinimi, performanca koreografike janë kritere që vlerësohen dhe kushte për të hyrë në luftë me demat ku ky artist e sportist luan për “jetë a vdekje”.

Moderatorët tanë së pari duhet ta mësojnë artin e vallëzimit para se të hyjnë në një arenë dhe aspirojnë ta luajnë rolin e matadorit, ngase ajo copa e kuqe e bezit të cilin e vendosin lartë në qafë apo pak ma poshtë, pamarrë parasysh, nuk të bëjnë më artist e më të aftë, e as ta falin fuqin e burrnisë për të luftuar për vdekje, e as të drejtën për të dhunuar opinionin publik me shpifje, paragjykime, mashtrime e hingirizje pa kurrçfarë shije. Opinioni publik nuk është arenë gladijatorësh me të cilën mund të manipulohet pa kurçfarë norme etike duke torturuar qytetarin psiqikisht dhe humbur shpresën për një të ardhme më të mirë, por një qytetari që çdo ditë e më shumë po vetëdisohet për të bërë dallimin esencial mes dhunës që po prodhojnë disa mediume dhe të tjerave që ofrojnë informim të drejtë e objektiv.

Kjo shoqëri ka nevojë për arenë demokratike ku profesionistët do të demonstrojnë frymë të re të lojës, pa dhunë e vdekje, por të bazuar në parime dhe vlera civilizuese.

Me mijëra njerëz nëpër arenat më të famshme në botë argëtohen duke ndjekur një vrasje, në në një dyluftim me dema dhe kjo lojë është shumë popullore, mirëpo, është e ndaluar me ligj për fëmijt nën moshën 14 vjeç dhe me transmetim të limituar televiziv, rrugë kjo që duhet ndjekur edhe nga institucionet tona për të ndaluar me ligj, bullingpolitikat mediatike.

Është mirë ta lexojmë novelën, “Dielli gjithashtu lind“, nga Heminguej sepse edhe ky shkrimtar, aspironte se çfarë ishte të bëheshe një matador.