Bukuritë e Shqipërisë (Foto)

0
580
Shqipëria është një vend për t’u dashur. Në këtë vend të vogël mesdhetar, natyra e virgjër dhe misteret kulturore kombinohen për të krijuar një ndjenjë të veçantë të vendit. Nga malet të mbuluar me dëborë në dimër në fushat e mbuluara nga lulëkuqet në pranverë, peizazhi i Shqipërisë është gjithnjë në ndryshim me stinët duke ofruar vizitorëve mundësinë për të shijuar një pushim të ngrohtë në plazh në verë ose një udhëtim malor në ajër të freskët dhe të ftohtë në vjeshtë. Në Shqipëri, vizitorët janë të mirëpritur si mysafirë, si pjesë e traditave të pasura kulturore dhe trashëgimisë së vendit. Mikpritja e ngrohtë e shqiptarëve e njohur në mbarë botën, do të bëjë që çdo udhëtar të ndihet si në shtëpinë e tyre në këtë vend të vogël të mrekullueshëm. Ka plazhe shumë të pastër dhe të pacenuar, male spektakolare, luginat e lumenjve skenike, dhe shumë surpriza të tjera natyrore për vizitorët. Disa prej qyteteve kryesore të vendit janë vendosur përgjatë bregdetit të pacenuar të deteve Adriatik dhe Jon. Si një portë e rëndësishme në Gadishullin Ballkanik, rrjeti gjithnjë në rritje i rrugëve të Shqipërisë mundëson lidhje me fqinjët e saj në jug veri, lindje dhe perëndim. Shqipëria është në afërsi të të gjitha kryeqyteteve kryesore evropiane, me dy ose tre orë fluturime të shkurtra që janë në dispozicion të përditshëm. Turistët mund të shohin dhe të përjetojnë të kaluarën e lashtë të Shqipërisë si dhe kulturën tradicionale.

Liqeni i Ohrid

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Ai gjendet në një lartësi mbidetare prej 695 metrash dhe ka një sipërfaqe prej 349 km². Pika më e thellë e liqenit është 289 metra. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dheStruga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Liqeni i Ohrit llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në mbarë botën. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më 5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e tokës. Këtë e vërtetojnë aktivitetet e shumta tektonike si dhe ekzistenca e një mali prej 100 metrash nën nivelin e liqenit. Liqeni i Ohrit është një nga tërheqjet e shumta për turistë vendas dhe të huaj.

Butrinti

Ndër më të rëndësishmit janë rrënojat e qytetit antik të Butrintit, i cili ndodhet nën mbrojtien ndërkombëtare të UNESCO-s. Butriniti gjendet në skajin jugor të liqenit të Butrinit ( në antikitet i njohur me emërtimin Pelodës) në një distancë prej 18 km larg nga qyteti i Sarandës. Ai është një prej pikave më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. Butrinit ishte një qytet i lashte në Epir që përmëndet që në shek.VII B.C. si një qëndër e fortifikuar. Krahas statusit të UNESCOS që prej vitit 2000 Butrinit është shpallur gjithashtu Park Kombëtar. Objektet kryesore për tu vizituar Butrinti janë Tempulli i Aeskulapiusit ( Perëndia e shëndetit) shek II A.D. , theatri me 1.500 vende (shek III B.C), pagëzorja e cila është një monument paloeokristian dhe për nga madhësia është e dyta pas asaj së Shën Sofisë në Stamboll, nymfeu, banjat, bazilika, porta e Luanit, porta e liqenit ,kulla Veneciane, kalaja e Ali Pashait etj. Një seri objektesh gjenden në Muzeun e Butrinit.

Shkodër

Është qëndra më e rëndësishme e Shqipërisë së veriut dhe me një traditë mjaft të pasur kulturore për gjithë Shqipërinë. Ajo gëzon një pozitë mjaft të favorshme gjeografike mbasi mund të konsiderohet si ” port hyrjeje” për në Aplet madhështore të Shqipërisë nga njëra anë dhe një pikë nga ku mund të udhëtosh për në plazhin ranor të Velipojës në detin Adriatik. Zona e Shkodër dallohet për veçoritë e spikatura natyrore dhe për trashëgiminë e pasur kulturore. Në këtë zonë, krahas objekteve të rëndësishme natyrore, si: liqeni i Shkodrës, lumi Buna, laguna Kune-Vaini, lumi Drin, Alpet Shqiptare, Malësia e Madhe, gjiri i Drinit etj. ndodhen edhe qytetet e rëndësishme historike, Shkodra dhe Lezha.

Turizmi liqenor, në pjesën e liqenit të Shkodrës.Turizmi malor, për klimën e shëndetshme dhe për mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore, që ofrojnë zona të tilla, si Razma, Boga dhe Thethi, të cilat ndodhen vetëm 46 km larg qytetit në mes të zonës së Alpeve, ku shtresa e trashë e dëborës ruhet thuajse gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Plazhet e Vlorës

Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh. Plazhi i Orikumit ka një gjatësi prej 2 km. Në këtë zonë gjenden edhe shpellat detare të Panasë dhe Rrapit . E gjithë kjo zonë paraqet interes për zhytjet, pasi këtu gjenden mbetje arkeologjike dhe anije të fundosura. E tillë është anija Italiane “Po”, e fundosur në vitin 1941 gjatë luftës italo – greke. Po kështu thuhet se Jul Çezari mbyti anijet që sollën trupat e tij në ndjekje të Pompeut. Zonë e përshtatshme për zhytje është ajo e Ujit të Ftohtë, për të observuar alga të ndryshme, ajo e plazhit të Zhironit për algat e zeza e të gjelbërta.

Apollonia

Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. U ngrit mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103 m mbi nivelin e detit) në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Aoos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik. E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të gjatë Apolonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale.

Durrës

Durrësi është qyteti i dytë i Shqipërisë për nga madhësia dhe njëkohësisht porti më i madh dhe më i rëndësishem i vëndit. Qyteti i Durrësit përbën plazhin më të madh dhe më popullor të vendit, i cili është një plazh ranor dhe i cekët, fakt I cili e bën mjaft të preferuar për pushimet e familjareve dhe fëmijëve. Në qytet gjenden objekte mjaft të rëndësishme të cilat përbëjnë potenciale mjaft të favorshme për turizmin kulturor siç janë Amfitheatri i Durrësit (shiko arkeologjinë), forumi bizantin, muzeu arkeologjik ku janë të paraqitura periudhat greke dhe romake, torra Veneziane, xhamia e Fatihut, Monumenti i Resistencës i cili i dedikohet luftës së armatosur kundër pushtimit fashist nga Italia në 7 Prill 1939, Muzeu Etnografik etj. Qyteti nëpërmjet portit lidhet në tragete me qytetet Italiane të Barit, Ankonës dhe Triestes.

Krujë

Qyteti Historik i Krujës ndodhet 32 km larg Tiranës, i ndërtuar në një shpat mali panoramik, me lartësi afro 600 m mbi nivelin e detit. Ky qytet, është një prej pikave më tërheqëse turistike të vendit, si nga bukuria ashtu dhe nga historia e tij. Prej këtej Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) mbrojti Shqipërinë dhe qytetërimin evropian nga Otomanët. Objekti kryesor i qytetit është Muzeu i Heroit Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, i ndodhur në kala, i cili ka origjinë ilire, por që formën e sotme e ka marrë gjatë shek. V-VI A.D. Kalaja ka 9 kulla dhe brenda saj ndodhen edhe disa shtëpi të banuara, si dhe Teqja e Dollmasë. Në perëndim të kalasë gjenden edhe hamami i shek VI A.D. Gjithashtu në kala ndodhet Muzeu Etnografik, në një shtëpi tipike me çardak, që i përkiste familjes së shquar të Toptanëve. Pranë kalasë gjendet pazari karakteristik i Krujës, i njohur edhe si pazari i Derexhikut, i cili është njëri prej tregjeve më të pasur të prodhimeve të artizanatit. Ky Pazar ka funksionuar që prej shek. të XV.

Berati

Në datën 8 Korrik te vitit 2008 Berati u rregjistrua në Listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashegimisë Botërore në Konferenën e rradhës të mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane.

Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

Gjirokastra

Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman. E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere.

Parku Kombëtar i Thethit

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në zemër të alpeve shqiptare, në zonën e “Bjeshkëve të Namuna” dhe ka një sipërfaqe 2630 ha. Peisazhi madhështor i këtij parku zbukurohet nga përroi i kristaltë i Thethit, ku rritet trofta e mermertë, katarakti magjepës i Grunasit 30 metra e lartë, etj. Parku shquhet për mbulesën e tij të dendur drunore ku mbizotërojnë ahishtet, disa prej të cilëve janë 200 vjeçare. Parku është një habitat i rëndësishëm edhe për faunën e cila gjendet aty. Për t’u përmendur është fakti se parku i Thethit përbën zonën më të populluar në Shqipëri me riqebullin (lynx lunx), i cili është specie e pakësuar. Parku ofron akomodim, ku mund të strehoeni në strukturat e tipit të haneve. Mundësi të shumta për një gamë të gjerë aktivitetesh si ngjitje malore, trekking, biçikleta sportive, speleologji, peshkim sportiv, etj.

Kanionet e Osumit

Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në të gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai gjendet në sektorin Çorovodë–Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35m i gjerë, i thellë deri në 70-80m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” Osumi, duke u “mburrur” me krijesën e vetë. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë, por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse. Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë të blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre të hutojnë, të çorientojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale, por që të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të dalësh. Kjo nuk është e vetmia mrekulli e këtij kanioni: në disa sektorë të tij shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit, nga ku pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit. Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës dhe qiellit, të shaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin nga pas edhe kur del prej kanionit, madje edhe kur je larg tij, ato të ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu