BSPK: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është diskriminues për disa sektorë

0
50

Me anë të një komunikatë për media, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thonë se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, sidomos pakoja e TRUST-it pensional, është diskriminues për disa sektorë.

“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO – C100) së Organizatës Botërore të Punës, e miratuar në Pragë në vitin 1951, e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, respektivisht pakoja e TRUST-it pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë”.

“Edhe pse është një infuzion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë diskriminime të tilla, në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.