Britaniku i dytë që merr vaksinën antikoronavirus është 81 vjeçari, William Shakespeare!

0
141

Pacienti i dytë në planet që mori vaksinën e aprovuar të koronavirusit ishte një 81 vjeçar nga Warwickshire i quajtur William Shakespeare.

Emri i tij, nxiti buzëqeshje në një ditë ndryshe në historinë e mjekësisë ndërsa programi i vaksinimit kundër COVID-19, në Mbretërinë e Bashkuar filloi, njofton Klan Kosova.

Mediat sociale u ndezën me referenca humoristike për emrin e 81 vjeçarit, i cili lidhet me emrin e shkrimtarit të njohur.

Vetë pacienti në repartin e Spitalit Universitar Coventry, i njohur si Bill, deklaroi: ”Duhet të them, stafi në këtë spital është i mrekullueshëm”.

Kush është gruaja që u vaksinua e para?

Më herët, mëngjesin e sotëm britanikja Maggie Keenan, 90 vjeçe ishte pacientja e parë që mori vaksinën antikoronavirus nga Pfizer.