Britania sërish kërkon shtyrjen e Brexit-it

0
37

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, kërkoi nga Bashkimi Evropian (BE) që Brexit të shtyhet më 30 qershor.

May, e cila ka dërguar letër drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, njoftoi se mundohet që të miratojnë marrëveshjen Brexit, e cila më parë u refuzua tri herë, duke arritur një kompromis me partinë kryesore opozitare.

Ajo më tej bëri të ditur se ky proces mund të zgjasë dhe se Britania do të detyrohet të marrë pjesë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të zhvillohen më 23 maj, duke shtuar se qeveria ka bërë përgatitjet në lidhje me këtë.

Kryeministrja britanike tërhoqi vëmendjen se vendi i saj do të ketë nevojë për kohë shtesë për të përfunduar procesin.

“Britania ofron që kjo periudhë të përfundojë më 30 qershor 2019. Në rast se palët përfundojnë më herët proceset e miratimit, qeveria rekomandon që të përfundojë këtë proces më herët”, tha May.

Ajo shtoi se synojnë që procesin ta përfundojnë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

– Procesi Brexit

Brexit duhej të ndodhte më 29 mars sipas kalendarit normal, por Britania kishte arritur marrëveshje me BE-në që kjo të ndodhë më 12 prill, pasi e njëjta nuk kishte marrë miratimin e Dhomës së Ulët të parlamentit.

Kërkesa e Britanisë do të shqyrtohet në Samitin e Liderëve të BE-së më 10 prill.

May vazhdon negociatat me liderin e opozitës, Jeremy Corbyn, për të marrë mbështetje për marrëveshjen Brexit.

Britania me referendumin më 23 qershor 2016 kishte vendosur largimin nga BE-ja.