Britania e Madhe porosit pesë milionë doza të vaksinës Moderna për koronavirus

0
61

Pesë milionë doza të vaksinës Moderna për koronavirus janë porositur nga Britania e Madhe, ka njoftuar sekretari i Shëndetësisë së atjeshme.

Matt Hancock tha se provat paraprake që tregonin se kjo vaksinë ishte 94.5% efektive ishin “lajme të shkëlqyera”.

Sipas tij nëse vërtetohet sigurt ky sugjerim, vaksinat mund të fillojnë shpërndarjen në të gjithë Britaninë, deri në pranverën e vitit 2021.