Britania e Madhe aprovon vaksinën e Pfizer/BioNTech për përdorim masiv

0
70

Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që e ka aprovuar vaksinën e Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 për përdorim të gjerë.

Agjencia Rregullative për Barnat dhe Produktet Shëndetësore në Britani ka thënë se vaksina e cila ofron deri në 95 përqind mbrojtje nga COVID-19 është e sigurt për përdorim në masë.

Imunizimi mund të nisë brenda disa ditësh, ku prioritet kanë personat që janë në grupin e personave më të rrezikuar.

Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza që janë të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë persona – nga dy doza për secilin.

Kjo është koha më e shpejtë që një vaksinë ka kaluar nga koncepti në realitet duke marrë vetëm 10 muaj për të ndjekur të njëjtën rrugë të zhvillimit që në rrethana normale zgjat 10 dekada.

Edhe pse vaksinimi mund të nisë, ekspertët shëndetësorë në Britani të Madhe iu kanë bërë thirrje njerëzve që të jenë vigjilentë dhe të vazhdojnë të ndjekin masat për të parandaluar përhapjen e virusit.

Kjo do të thotë se britanikët duhet të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancimin social siç kanë bërë deri tash, derisa ata që kanë simptoma do të testohen dhe do të izolohen.