Brexit, një në 10 francezë mendon të largohet nga Britania e Madhe

0
68

13 përqind e francezëve mendojnë të largohen nga Britania e Madhe pas Brexit, dhe një e katërta e tyre ende nuk kanë marrë një vendim, thotë kështu një sondazh i institutit ”OpinionWay” .

Shumica e të anketuarve, që janë rreth 62 përqind, mendojnë të qëndrojnë, madje edhe kur Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian.

Rreth 76 përqind e individëve që dëshirojnë të largohen nga Britania e Madhe duan të kthehen në Francë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim, pjesa tjetër e të anketuarve ndahet midis vendeve të ndryshme evropiane, Spanja dhe Zvicra kryesojnë listën me 9 përqind./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu