Brenda tre ditësh trefishohet numri i kosovarëve që kalojnë kufirin për Shqipëri

0
105

Numri i shtetasve të Kosovës që e kanë kaluar kufirin me Shqipërinë është trefishuar brenda tre ditësh, sipas të dhënave të policisë.

Zyrtari i policisë, Daut Hoxha, për informim ka treguar për Klan Kosovën numrin e qytetarëve që kanë kaluar kufirin më 7,8 dhe 9 prill në intervalin 00:00 – 11:00.

“Më datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dalë nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona”, ka thënë Hoxha.

“Më datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dalë nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona”.

“Datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona. Po ashtu, ju njoftojmë se ju mund të merrni pamje nga një pozitë ku nuk pengoni punën e institucioneve që janë të angazhuara me detyra zyrtare në pika kufitare”.