Brenda një jave përfundon procesi i rinumërimit të votave!

0
50

Qendra e Numërimeve dhe Rezultateve ka filluar numërimin e 530 vendvotimeve.

Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e  të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Burim Ahmetaj, Udhëheqës i QNR-së, ka treguar se si po shkon procesi dhe kur pritet të mbaroj.

“Sot ka filluar procesi i numërimit të 530 vendvotimeve me vendim të KQZ-së.”

“Kjo për shkak se ka pasur mospërputhje mes votave të kandidatëve dhe partive. Procesi i numërimit po rrjedh normalisht. Brenda një jave do të kompletohet i gjithë ky proces i rinumërimit.”

“Jemi në procesin e fundit të të gjithë kontrolleve të votave me kusht. Posa të kompletohet procesi i skenimit të listës përfundimtare të votuesve. “

“Jemi tash në procesin e rinumërimit. Brenda 1 jave besoj se do të kompletohet ky proces i rinumërimit. Do të na duhet dy ditë që të përfundoj numërimi i votave me kusht. Do të na duhen pak më shumë se një javë që të përfundoj komplet procesi.“, ka thënë ai.