Brazili përjeton javën më të keqe që nga fillimi i pandemisë

0
74

Ajo që po ndodh në Brazil ishte pikërisht java më e keqe që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, me një mesatare prej 1 208 të vdekur në ditë, sipas të dhënave të sekretarisë shtetërore të shëndetësisë, sipas të cilës bilanci total në gjigantin amerikano-jugor ka arritur në 258 018 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, 755 të vdekur të tjerë janë njoftuar, duke marrë parasysh mesataren e shtatë ditëve, që ishte 1208, më e larta që prej rastit të parë zyrtar të regjistruar më 26 shkurt 2020.

Dje ishte edhe dita e dytë radhazi ku u shënua rekordi mesatar duke konfirmuar kështu kulmin e krizës shëndetësore në vend.

Në të njëjtën kohë, ka pasur 40 495 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit dhe totali i rasteve ka arritur në 10 549 129, me një mesatare ditore prej 54 547 raste./ATSH